turizmi

Ta shesësh New York Times si gazetën "Tomori me lajme të reja"

Postuar në 08 Shtator, 2019 00:21

Mediat në shërbim të z. Rama kanë përcjellë me entuziazëm dje një shkrim të publikuar në New York Times për Shqipërinë. Agjencia Telegrafike Shqiptare e ka shtrydhur politikisht shkrimin e përkthyer për të nxjerrë një titull pozitiv për Tiranën e Erjon Veliajt. Për media si këto mjafton që diçka është botuar në New York Times. Të tjerat nuk kanë rëndësi. Fundja shqiptarët ecin pas berihajit të titujve.

Reagime për mbrojtjen e mjedisit nga kërkimet masive për naftë në Jon

Postuar në 05 Gusht, 2019 17:27

Një anije e organizatës World Wildlife Fund pritet të lundron së fundmi në detin Jon me synim ndërgjegjësimin e banorëve të ishujve jonianë kundër kërkimit të naftës dhe gazit. Siç kishte njoftuar në vitin 2018, anija me imazhin e pandas në vela ka qenë në Zaqinthos, Itaka dhe  Qefaloni, të tre pjesë e zonës prej 17 mijë km2 që Greqia ka akorduar ndaj kompanive të huaja për kërkime në Jon.

Shqipëria konkuron në turizëm me çmime, por jo me shërbime

Postuar në 20 Korrik, 2019 13:31

Shqipëria vazhdon ta konkurojë bregun e Malit të Zi lidhur me tregun turistik të Kosovës. Sipas raportimeve të mediave në Kosovës, turistë të këtij shteti këtë vit kanë braktisur Ulqinin dhe kanë zgjedhur Shqipërinë, ndonëse shërbimet dghe siguria në Ulqin është më e madhe.

…kosovarët sivjet kanë vendosur që të bojkotojnë Ulqinin, arsyeja kryesore janë çmimet e larta

shkruan gazeta Metro.

17 mijë turistë të huaj anuluan fluturimet

Postuar në 11 Qershor, 2019 21:06

Rreth 17 mijë turistë të huaj kanë anuluar fluturimet e tyre në 5 muajt e parë të këtij viti, dhe kryesisht bëhet fjalë për ata që udhëtojnë me çarter. Shifrat konfirmohen nga drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, në një intervistë për TemA TV, duke shtuar se janë anuluar në total 118 fluturime me çarter, si hyrje ashtu edhe dalje. Ndërkohë, Polonia mban vendin e parë për numrin më të lartë të anulimeve me 50 të tilla.

Lebra akute që rëndom e quajnë Turizëm*

Postuar në 29 Prill, 2019 13:59

 

Transferohen 1472 ha prona shtetërore në Bregdet

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 13:49

Në datën 21 nëntor të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim përmes të cilit bëhet kalimi në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit të disa pronave të paluajtshme shtetërore që gjenden në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë. Fjala është për 1 472 ha, të cilat janë të shpërndara nga Akërnia, Vlora, e deri në Dhërmi, Gjilek, Vuno, apo Ksamil.

Kartolina turistike e shekullit të 21-të

Postuar në 04 Shtator, 2018 00:16

Sali Berisha e kishte zakon: sa herë shkonte në Sarandë, i hapte fjalimet e tij me fjalinë: Saranda është e bukur.

Në fakt kjo fjali nuk të lë në baltë, përderisa nuk hyn as te repertori i demagogjisë. Saranda është vërtet e bukur në kuptimin e pozicionit dhe të gjirit.

Por as z. Berisha dhe as pasardhësi i tij, Edi Rama, që vetë promovohet si artist duke zgjedhur “më të bukurën” standard për qytetet si bulevardi i ri, ca bordura, stola dhe palma, nuk e kanë preferuar Sarandën për pushimet e tyre.

"Perlat" e Shqipërisë, si parathënie e betonizimit

Postuar në 07 Gusht, 2018 14:16

Ndiqini me kujdes titujt e mediave që flasin për “perla natyrore” të Shqipërisë. Me kujdes duhen ndjekur edhe materialet që shpërndan kryeministri aktual, i cili e ka për zemër Shqipërinë tonë të dashur, të cilës kërkon t’i shtojë garniturat e veta urbanisitike mbi peizazhin e bukur që i ka falur natyra.

Perla turistike/Pa hapësira publike, me ujëra të zeza, pa energji dhe siguri në plazhe

Postuar në 22 Korrik, 2018 17:47

Prej pothuajse një muaji, vendi ynë është mbipopulluar nga turistët. Siç pritej Shqipëria këtë sezon është shndërruar në destinacionin ndërkombëtar përsa i përket turizmit. E bekuar në perëndim nga vija e gjatë bregdetare, ndërsa në lindje, veri e jug nga male, liqene e lumenj, pushuesit nga e gjithë bota zbulojnë parajsën e vogël të Mesdheut, që shtrihet para tyre me çmime të arsyeshme. Për herë të parë këtë vit, edhe pjesa dërrmuese e hoteleve ishin të prenotuara.

Teza prej Adhamudhi e Shqipërisë turistike

Postuar në 08 Korrik, 2018 18:24

Ngjarja e ndodhur në Dhërmi përgënjeshtron në mënyrë dramatike të gjithë fabulën publicitare të Shqipërisë turistike. Jo se ngjarje të tilla përjashtohen gjetkë, por sepse incidenca e tyre e ekspozon vendin tonë si të pëpërgatitur për të luajtur rolin e një destinacioni turistik kryesor.

Pages

Subscribe to RSS - turizmi