tsipras

Intervista e fundit e Tsipras: Sakrifikova për një të ardhme më të mirë të Greqisë

Postuar në 27 Gusht, 2015 09:40

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka dhënë shpjegime për gjithë zhvillimet e fundit në Greqi, për negociatat me huadhënësit, ministrat e tij, por edhe për përçarjen e partisë së tij.

Opozita “militarizon” propagandën. Flitet për revolucion, por edhe për skenarin “Varoufakis-Tsipras” për Edi Ramën

Postuar në 26 Gusht, 2015 18:00

Drejtuesit e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Lulzim Basha, kanë disa kohë që po flasin për revolucion demokratik, apo për protesta masive. Zërin e ka ngritur edhe Josefina Topalli, që i duket e mbaruar një opozitë si kjo e tanishmja. I pakënaqur u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, njeriu me busullën e Jack Sparrow me vete, që shigjeta e çon aty ku ja do interesi, i cili foli për zgjedhje. Ka pra një tensioni, po përpunohet një klimë tensioni, e cila diku duhet të shfryjë. Pika kritike e kësaj pakënaqësie është një emër: Kryeministri Edi Rama.

Kjo është politika: tani, i preferuar nga Europa?!

Postuar në 22 Gusht, 2015 14:12

Kjo është politika, të kthesh çdo shans kundër, në mundësi. Dhe lojtari i fundit i kësaj loje të vështirë është Alexis Tsipras. Hyri në skenë si radikal i majtë, që flet për popullin, që kundërshton shitjen e konservatorëve te kapitali perëndimor, akuzon dhe paralajmëron drejtësi ne emër të popullit. Provon se mund të marrë vendime në kufijtë e aventurizmit, por në fund, rezulton se është shumë racional.

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme. Dhe dy dokumente të ofruara nga Varoufakis

Postuar në 20 Gusht, 2015 17:05

Mediat greke tashmë e konsiderojnë fakt rrëzimin e qeverisë së Alexis Tsipras. Sipas tyre ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, data e të cilave mund të jetë 13 apo 20 qershori. Shkak është humbja e numrave brenda partisë që çoi në këtë krizë të re për Greqinë, në kohën që marrëveshjet me Trojkën po ecnin përpara. Duhet thënë se Tsipras bëri shkëputje të madhe nga vota e referendumit e cila ishte kundër masave shtrënguese të kërkuara nga Gjermania. Por kryemimistri grek, duket se e gjeti gjuhën me partnerët europianë, të cilëve u bëri konçesione të mëdha.

Njësoj si në Shqipëri/Premtoi anullimin, sot Alexis Tsipras firmos 14 konçesione

Postuar në 19 Gusht, 2015 11:06

Alexis Tsipras po jep prova se është në gjendje të bëjë çdo gjë, për të ecur përpara duke qëndruar në pushtet. Ndonëse duket si një vendim pa alternativë, dhënia me konçesion e 14 aeroporteve të Greqisë, një kompanie të vetme, gjermanes “Fraport”, ka provokuar debate në shtetin fqinj. Kjo pasi Tsipras ka kundërshtuar dhënien me konçesion kur ishte në opozitë. “Qeveria zgjodhi të vepronte me privatizimin e 14 aeroporteve, saktësisht siç kishte rënë dakord qeveria e shkuar. Tsipras mund të kërkojte falje, por ai nuk ka turp”, tha ish-kryeministri konservator Antonis Samaras.

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme? Pritet që Tsipras të kërkojë votëbësimin e qeverisë pas “fraksionizmit” të Syrizas

Postuar në 17 Gusht, 2015 17:39

Këtë javë kryeministri grek Tsipras pritet të kërkojë votëbesimin e Qeverisë, pas çarjes së madhe në gjirin e deputetëve të radikalëve të majtë. Një e treta e tyre nuk mbështeti programin e ndihmës që Qeveria solli në Parlament dhe në thelb qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Votëbesimin e Qeverisë e kërkojnë edhe ministra e zyrtarë të lartë të kabinetit Tsipras, pa lënë mënjanë as zhvillimin e zgjedhjeve të reja, që mund të qetësojnë klimën dhe të tregojnë se njerëzit do të pranojnë programin e vështirë të shpëtimit.

Përsëritet ftesa për një vizitë të Alexis Tsipras në Shqipëri

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:32

Ministria e Jashtme e Greqisë, njofton për një takim mes ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, dhe ministres së Jashtme(për Çështjet Europiane) të vendit fqinj, Sia Anagnostopoulou. Sipas njoftimit, në takimin e mbajtur më 3 gusht, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për mbështetjen e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë. Dervishi nga ana e vet ka përsëritur ftesën e kryeministrit shqiptar për homologun grek, Alexis Tsipras, për të vizituar Tiranën.

Pages

Subscribe to RSS - tsipras