trump

Video/Trump pritet me brohorima proamerikane në Poloni

Postuar në 06 Korrik, 2017 13:19

Trump “grushton” CNN

Postuar në 02 Korrik, 2017 16:46

Incidenti më i fundit me rrjetin CNN kur tre gazetarë të njësisë investiguese u detyruan të dorëhiqen pasi një shkrim i tyre për kontakte të fushatës së Trump me rusët, u konstatua si jashtë standardit editorial i ka dhënë argument presidentit amerikan që të bëjë një nga ato shakatë e veta performative. Me një postim në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Trump, ka modifikuar një video të vitit 2007, ku ai shfaqet në një ndeshje ërestling duke vënë në rolin e “humbësit” që grushtohet logon e CNN. Komentet e Trump janë shumë triumfaliste teksa e quan CNN rrjet mashtrimesh.

Një Europë e fortë përballë autoritarëve Trump, Putin e Erdogan

Postuar në 24 Qershor, 2017 13:41

Dobësimi i demokracisë në SHBA, Rusi dhe Turqi, duhet ta bëjë Bashkimi Evropian më të fortë, tha liderin i social-demokratëve gjermanë, Martin Schulz në një intervistë për mediat gjermane.
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian dhe kandidat për kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet federale parlamentare në shtator, tha se Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Retzep Tagip Erntogan sillen si "udhëheqës autoritarë"

Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor nuk ndryshon. Trump zgjat me një vit urdhërin ekzekutiv të vitit 2001

Postuar në 23 Qershor, 2017 09:11

Shtëpia e Bardhë ka publikuar dy ditë më parë atë që mund të konsiderohet qëndrimi i parë zyrtar i administratës Trump për Ballkanin Perëndimor. Përmes një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë situata në rajonin tonë përshkruhet në kuptim të termave që rrjedhin nga Urdhri Ekzekutiv nr. 13219 i 26 qershorit 2001, çka do të thotë situatë që përfaqëson kërcënime të pazakonshme dhe të jashtëzakonshme për interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe politikës së saj të jashtme. Për këtë arsye administrata Trump ka vendosur që

Fotolajm/Lulzim Basha takon presidentin amerikan Donald Trump

Postuar në 14 Qershor, 2017 19:18

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump në SHBA. Vetë Basha shkruan: 

Fundi i rendit anglo-amerikan

Postuar në 13 Qershor, 2017 10:41

Fundi i rendit anglo-amerikan. Kështu titullohet një opinion me autor Nick Bryant në BBC në datën 9 qershor, në të cilin evidentohet dobësia e treguar së fundmi nga SHBA dhe Britania e Madhe si shprehje e mbylljes së një epoke në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sipas Bryant idetë që po gjejnë forcë si veçanësia amerikane, neo-izolacionizmi i Donald Trump me daljen nga marrëveshja Trans Paqësorit dhe Pakti I Parisit, BREXIT dhe tani zgjedhjet e fundnut në Britani, po vënë në pikëpyetje atë rend që u konceptua me Kartën e Atlantikut në vitin 1941 nga Roosevelt dhe Churchill.

Comey akuzon Shtëpinë e Bardhë për gënjeshtra

Postuar në 08 Qershor, 2017 20:36

Administrata e presidentit Donald Tramp ka gënjyer për arsyet e shkarkimit të James Comey-t nga drejtimi i FBI-së. Deklarata e fortë vjen nga vetë ish-kreu i Byrosë Federale të Hetimit, Michael Flynn gjatë dëshmisë së tij përpara Komitetit të Inteligjencës së Kongresit Amerikan.

“Administrata amerikane zgjodhi të thotë se shkarkimi im u bë pasi FBI ishte një rrëmujë e madhe dhe se kishte humbur besimin te lideri i saj. Këto ishin gënjeshtra, thjesht dhe qartë gënjeshtra”-tha Flynn.

Dëshmia e Comey para Senatit të SHBA: Trump më kërkoi Besnikëri

Postuar në 08 Qershor, 2017 15:31

Dëshmia e ish-kreut të Byrosë Federale të Hetimit, James Comey para Senatit amerikan(teksti i shkruar) është hedhur nga mediat online dhe qarkullon në formën e një dokumenti prej 7 faqesh. Comey, që me gjasë do të mbetet si një nga figurat më të debatuara të Byrosë, është thirrur të dëshmojë për marrëdhëniet e tij me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump që mandej u bë president në detyrë të plotë.

"Brookings": Marrëveshja 110 mld$ për armët me sauditët, "fake news"

Postuar në 06 Qershor, 2017 11:52

Bruce Riedel, një kërkues për politikën e jashtme, shkruan në “Brookings” se marrëveshja mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite për shitjen e armëve në vlerën e 110 miliardë dollarësh nuk ekziston. Lajmi për të është “fake news”, pra i rremë. Autori shkruan se ka kontaktuar me kontakte në biznesin e mbrojtjes, në Kongres dhe të gjithë kanë referuar se ka letra për shprehje interesi, por jo kontratë 110 miliardë dollarë.

E tha dhe e bëri!

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:48

Tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike njoftoi të enjten në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump, duke e mbajtur premtimin për të mbrojtur interesin e punëtorëve amerikanë të qymyrit dhe industrive të tjera.
Trump ka premtuar një marrëveshje më të mirë se ajo e Parisit, e cila sipas tij është shumë e kushtueshme për SHBA-të, ndërsa Kina sipas tij mund të rrisë emetimet deri në vitin 2030.

Pages

Subscribe to RSS - trump