trump

Nën hetim për “telefonatën ukrainase”

Postuar në 25 Shtator, 2019 07:37

Telefonata ukrainase e presiedemtit amerikan Donald Trump ka shërbyer si shkak për nisjen e hetimeve për vendosjen në akuzë të tij. Vendimi është marrë nga anëtarë demokratë të Kongresit pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura të ligjvënësve demokratë pas së cilës kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi njoftoi vendimin.

Presidenti duhet të jetë i besueshëm. Askush nuk është mbi ligjin

tha ajo. 

Reformë në Drejtësi edhe në Ukrainë?

Postuar në 22 Shtator, 2019 20:04

Një debat i hapur së fundmi mbi një telefonatë të presidentit amerikan Donald Trump me  homologun ukrainas Zelenskiy ka ekspozuar në një farë mënyre edhe “humorin” me të cilin administrata amerikane trajton  parimet e së drejtës në vende që konsiderohen demokraci në zhvillim apo aleatë të tyre.

SHBA shton me 1000 trupa prezencën ushtarake në Poloni

Postuar në 20 Shtator, 2019 23:01

Mediat polake raportojnë se presidenti i vendit, Andrzej Duda dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi përmes së cilës parashikohet shtimi i trupave ushtarake amerikane në Poloni. 

Fitorja ndaj Airbus hap rrugën për tarifat miliarda dollarë ndaj mallrave europiane

Postuar në 15 Shtator, 2019 17:14

Donald Trump ka arritur një fitore thuajse personale që i jep të drejtë politikave të tij për aplikimin e tarifave ndaj mallrave europiane. Organizata Botërore e Tregëtisë ka vendosur së fundmi në favor të SHBA-së lidhur me çështjen e Airbus, kompani e cila është financuar në mënyrë të paligjshme nga BE-ja duke provokuar një dëm që sipas amerikanëve vlerësohet në rreth 11 miliardë dollarë.

"Lufta" SHBA – Gjermani, Erdogan dhe përplasja për Detin e Qipros

Postuar në 13 Shtator, 2019 10:03

Amerikanët nuk e kanë parë kurrë me sy të mirë pozitën hegjemonike të Gjermanisë në Europë dhe faktin që Berlini kontrollon pozicionet kryçe në institucionet evropiane.

Ajo që e shqetëson faktorin amerikan është kultura e gjermanëve për sa i përket ekonomisë, financave dhe faktit që Berlini merr një pjesë të madhe të fitimeve në sektorët kryesorë siç është industria e automobilave.

Ikën dhe Bolton, këshilltari i linjës së ashpër

Postuar në 10 Shtator, 2019 19:08

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se ka miratuar dorëheqjen e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton duke thënë se  "kundërshtonte me forcë" shumë nga sugjerimet e Bolton.

"Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk jam pajtuar me shumë nga sugjerimet e tij, ashtu si të tjerët në qeveri"- tha Trump në një postim në Twitter, duke deklaruar se do të njoftonte zëvendësimin e tij javën e ardhshme.

Rrëmujë në samitin e G7-ës në Biarritz

Postuar në 25 Gusht, 2019 12:51

Samiti i G7-ës që po zhvillhet në Biarritz të Francës do të mbyllet pa një komunikatë finale. Por siç raporton Euractiv çështja kryesore që shqetëson vendet më të zhvilluara është potenciali i një reçensioni të ri dhe pasojat e thella strukturore që ai mund të sjellë. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Euractiv se bota po përjeton një krizë të thellë demokracie dhe mbi këtë vlerësim ai ka kërkuar nga kolegët që të rithemelojnë multilaterizmin dhe të rimentojnë kapitalizmin.

Hesapet e akullta të Trumpit

Postuar në 22 Gusht, 2019 11:16

 

Presidenti i SHBA, është i njohur për skepticizmin e tij kur bëhet fjalë për ndikimin e njeriut në ndryshimin e klimës. Megjithatë, akujt që janë duke u shkrirë në Groenlandë, duket se ia kanë zbutur zemrën. Kjo sepse mbas Groenlandës ndodhet Arktiku, një nga rajonet më pak të zhvilluara të botës, që ka potenacial të madh zhvillimi.

Marrëdhëniet SHBA-Gjermani, në krizë

Postuar në 22 Gusht, 2019 00:36

Revista e njohur gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi për marrëdhëniet e vështira mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Të konsideruara si shtyllë e stabilitetit transatlantik, raportet mes dy vendeve më të fuqishme perëndimore, tanimë përshkruhen si raporte krize.

Ka një krizë në marrëdhënien gjermano-amerikane të një lloji që nuk e kam pritur ndonjëherë të ndodhë në kohën tonë

Një budallallëk fatlum për Shqipërinë

Postuar në 08 Korrik, 2019 23:53

Memot e ambasadorit britanik në SHBA, publikuar së fundmi nga gazeta “Mail”, kanë provokuar incident diplomatik mes Uashingtonit dhe Londrës. Presidenti amerikan Donald Trump, citohet të jetë shprehur në tuiter se:

Nuk e njoh ambasadorin por në SHBA nuk është i mirëpritur dhe i konsideruar. Nuk do të diskutojmë më me të

Pages

Subscribe to RSS - trump