traktati i miqesise

Traktat Miqësie vetëm me votat e shumicës

Postuar në 15 Janar, 2018 15:29

Parlamenti maqedonas ka ratifikuar Traktatin e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Me 61 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi ka harur rrugën e një raporti të ri mes të dyja vendeve në konflikt diplomatik që nga fillimi I viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Traktati u prezantua nga të dy qeveritë në muajin gusht të vitit 2017 me ardhjen në pushtet në Shkup të Zoran Zaev. 

Duhet thënë se ky i fundit ka hapur një sërë procesesh çtensionuese me fqinjët, si me Greqinë për çështjen e emrit, apo edhe me Shqipërinë për çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Autoqefalia e Kishës Maqedonase, Kisha Bullgare: Do të dëgjohet edhe opinioni i kishave të tjera

Postuar në 23 Nëntor, 2017 16:04

Bullgaria dhe Maqedonia kanë nisur një etapë të re në marrëdhëniet shtetërore pas nënshkrimit në muajin gusht të Traktatit të Miqësisë. Në këtë kuadër duket se po hyn në rrugën e zgjidhjes edhe çështja e Kishës Orthodhokse të Maqedonisë e cila është rihapur pas një letre që kreu i KIshës Maqedonase i ka nisur kreut të Kishës Bullgare.

Gjatë një takimi mes dy kryeministrave, atij maqedonas Zoran Zaev dhe atij bullgar, Borissov, është folur edhe për këtë temë, ndonëse të dy kryeministrat kanë preferuar të deklarojnë se punët e kishës nuk duhen ngatërruar me ato të politikës.

Pezull rinovimi i traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi

Postuar në 02 Gusht, 2017 18:35

Ministria e jashtme përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, duke e cilësuar si një hap të duhur e të nevojshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ministri Ditmir Bushati shkruan në reagimin e tij se “kjo marrvëeshje bazohet edhe në kontributin e vazhdueshëm të popullit shqiptarë në Maqedoni por edhe faktorit politik shqiptarë atje” duke uruar të dy qeveritë për modelin e bashkëpunimit dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

Kotzias bën gati valixhen për në Tiranë. Çfarë përmban paketa e propozimeve për qeverinë Rama

Postuar në 24 Maj, 2016 09:57

Një paketë e plotë propozimesh për të zgjidhur të gjitha çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë do të sjellë në në Tiranë në fillim të qershorit ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. Propozimet greke i dorëzohen Tiranës në 20 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë nga dy vendet në vitin 1996. 

Rinovimi i Traktatit të Miqësisë Shqipëri-Greqi do të jetë i vështirë*

Postuar në 27 Mars, 2016 17:57

Në javën që lamë pas ministri i jashtëm Ditmir Bushati realizoi një vizitë zyrtare në Greqi. Duke u nisur nga marrëdhëniet midis dy vendeve dhe nga sfidat e kohës, vizita merrte një rëndësi të veçantë. Mirëpo rëndësia e pritur derivoi në një rëndësi të llojit të veçantë. Kjo për faktin se nga njëra anë ajo tentoi të provokonte status quonë tradicionale në marrëdhëniet dypalëshe, me kusht distancimin nga e kaluara. Në anën tjetër, palët nuk ishin në sinkron drejt këtij synimi.

Subscribe to RSS - traktati i miqesise