Thaçi

Hidhet teza e korrigjimit të kufijve

Postuar në 02 Gusht, 2018 10:54

Nga refuzimi kategorim për të diskutuar çështje kufijsh me Serbinë, tema e Kosovës duket se po merr një kthesë që po çon në idëne e shkëmbimit të territoreve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press u shpreh i hapur për të diskutuar korrigjim kufijsh në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian

Shqiptarët e Preshevës kërkojnë trajtimin e çështjes së tyre në dialogun Prishtinë-Beograd

Postuar në 18 Korrik, 2018 11:32

Përfaqësues politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që dialogu Serbi-Kosovë të përfshijë edhe këtë rajon. Agjencia serbe “B92” raporton për një deklaratë të Ragmi Mustafës për televizionin T7, përmes të cilës ai ka kërkuar që delegacioni Kosovar i drejtuar nga presidenti Hashim Thaçi të konsiderojë seriozisht përfshirjen në diskutime me Serbinqë në çështjes së Luginës së Preshevës.

Kryebashkiaku i Bujanovcit, Sahip Kamberi ka theksuar se

Gabuan apo zbatuan urdhërin?! (video)

Postuar në 30 Mars, 2018 16:43

Dorëzimi në Turqi i gjashtë personave të ashtuquajtur gylenistë ka shtuar dyshimet se ky operacion është bërë në kordinim me Presidentin Thacci dhe kryeministrin Haradinaj, ndonëse këta të fundit kanë mohuar të kenë patur dijeni.

Shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe i kreut të Inteligjencës së Kosovës nuk i kanë hequr dyshimet se autoritetet politike në Prishtinë kanë vepruar në zbatim të urdhërave të “sulltanit” turk. Pas një mbledhje të krerëve politikë u fol për një gabim institucional.

"Kosova është çështje europiane. Nuk ka vend për Rusinë"

Postuar në 24 Dhjetor, 2017 10:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në dialogun Serbi-Kosovë nuk ka vend për rolin e Rusisë. 

“Kosova është një çështje europiane”, citohet presidenti kosovar i cili ka folur gjatë një konference ditën e enjte.

Ideja e një përfshirjeje ruse në dialgun mes dy vendeve erdhi pas deklaratave të Thaçit për një rol të SHBA në dialogun që tani administrohet dhe ecën përpara me rolin e BE-së. Në këtë kuadër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç,  shfrytëzoi vizitën në Rusi për të kërkuar një rol të Moskës dhe për të balancuar peshoren.

Thaçi: "Shqipëria e ka detyrim kushtetues pajisjen me pasaportë të qytetarëve të Kosovës"

Postuar në 14 Tetor, 2017 15:19

Presidenti i Kosovws, Hashim Thacci, ka pwrswritur kwrkeswn e tij qw Shqipwria tw pajisw shtetasit e Kosovws, tw cilwn ai e drejton, me pasaporta shqiptare. Nw njw intervistw pwr agjencinw gjermane, “Deutsche Welle”, Thacci ka deklaruar se Komisionin Europian ka qasje diskriminuese ndaj Kosovws. Mw poshtw pjesw nga intervista:

Presidenti kundër kërkesës për nënshtetësi shqiptare për qytetarët e Kosovës

Postuar në 13 Tetor, 2017 13:05

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur sot refuzimin e tij ndaj kërkesës së homolgut kosovar për dhënie shtetësie shqiptare për qytetarët e Kosovës, si një mënyrë për shmangien e penalizimit në lëvzjen e lirë. Sipas Metës kjo nuk është zgjidhje për qytetarët e Kosovës, as afatshkurtër dhe as afatgjatë.

“Matrapazët” e humbur të integrimit

Postuar në 12 Tetor, 2017 09:22

Deklarimet e Hashim Thaçit, president i Kosovës, se atij iu premtuar anëtarësim i Kosovës në Këshillin e Europës, liberalizimi i vizave dhe mbështetje për aplikimin për në UNESCO, krijim i ushtrisë dhe njohje, nëse do të pranonte krijimin e Tribunalit Special, kanë provokuar reagime. Mediat kosovare shkruajnë se aktorët e huaj kanë hedhur poshtë se një Pazar i tillë ka ndodhur ndonjëherë dhe madje ambasadori britanik në Prishtinë, ka dalë nga salla, ndërkohë që Thaçi bënte këto deklarime.

Thaçi e Meta presion BE-së: Nënshtetësi shqiptare për gjithë kosovarët

Postuar në 11 Tetor, 2017 12:50

Vizita e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në këtë të mërkurë në Kosovë kulmoi me deklaratën e homologut Hashim Thaçi se ka kërkuar nga kreu i shtetit shqiptar t’u japë nënshtetësi shqiptare të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, ky është opsioni i vetëm që ka Kosova në kushtet e izolimit klasik nga Bashkimi Evropian. “Kam përshtypjen se është në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe atë europian”-deklaroi Thaçi.

SHBA vulos kufirin e Kosovës me Malin e Zi

Postuar në 29 Shtator, 2017 21:13

SHBA i kërkoi Kosovës t’i japë fund çdo diskutimi për kufirin me Malin e Zi dhe të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen e demarkacionit. Mesazhi u dha nga zv/presidenti Pence gjatë takimit që pati në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj drejt rikthimit si kryeministër i Kosovës

Postuar në 07 Shtator, 2017 16:55

Ramush Haradinaj është drejt emërimit për herë të dytë si kryeministër i Kosovës. Ish-kreu i UÇK-së, u mandatua nga Presidenti Hashim Thaçi për të formuar qeverinë e re, pas marrëveshjes së arritur me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Listën Serbe për ndarjen e posteve në kabinetit qeveritar. Thaçi postoi një foto të takimit me Haradinajn dhe tekstin e mandatimit të tij.

Pages

Subscribe to RSS - Thaçi