testimet

Kina teston vendstrehimet bërthamore

Postuar në 08 Prill, 2022 19:51

Kina po vë në provë bunkerët bërthamorë. Një strukturë e re kërkimore simulon sulme me armë që shkatërrojnë bunkerët, për të kuptuar më shumë për mënyrën si dëmtohen objektet e mbrojtjes, madje edhe ato të ndërtuara në thellësi ekstreme.

Në të kaluarën, vendstrehimet nëntokësore vlerësoheshin si rezistente ndaj sulmeve bërthamore, por testet kineze tregojnë se një tunel më shumë se 2 km (1.24 milje) nën sipërfaqe mund të shkatërrohet.

Shembulli i Sllovakisë/Për një ditë teston gjysmën e popullsisë për Covid-19

Postuar në 02 Nëntor, 2020 14:07

Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testua për Covid-19 të shtunën, në ditën e parë të një testimi masiv me të cilin qeveria shpreson se do të ndikojë në uljen e kurbës pa pasur nevojë për mbyllje. Skema, e para për një vend me madhësinë e Sllovakisë, po shihet si model nga vendet e tjera që kërkojnë mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.

Novartis ndërpret testimet për hidroksilklorokinën. Mungojnë vullnetarët

Postuar në 20 Qershor, 2020 13:35

Kompania e njohur zvicerane e prodhimit të barnave, Novartis, ka ndërprerë testimin e hidroksilklorokinës si barnë e dobishme kundër koronavirusit. Shkak është bërë mungesa e pjesëmarrësve vullnetarë në këtë testim masiv që duket se janë ndikuar nga rezultatet e testeve të tjera në këtë drejtim.

Nisin testimet e Concord-it të Ri (Video)

Postuar në 28 Shtator, 2017 10:24

Agjencia hapsinore NASA dhe kompania Lockheed Martin kanë investuar deri tani rreth 390 milionë dollarë në një projekt për ndërtimin e një avioni komercial që mund të transferojë pasagjerë nga Nju Jorku në Londër për vetëm tre orë! Aktualisht po kryhen prova me Concord-in  e ri në miniaturë, ndërsa fluturimet e para pilot të avionit të quajtur QueSST mund të bëhen në vitin 2021. QueSST është më pak i zhurmshëm se Concorde, një nga arsyet kryesore që avioni u hoq nga qarkullimi.

Subscribe to RSS - testimet