teqeja

Video/Grekë dhe shqiptarë së bashku në teqenë e Sulltan Durbalit në Thesali

Postuar në 13 Janar, 2018 23:05

Teqeja e Sulltan Durbalit ndohet në Thesali të Greqisë dhe bashkon më 1 maj besimtarë shqiptarë të sektit bektashi , por edhe grekët orthodhoksë . Videoja në fjalë është realizuar nga Manoël Pénicaud dhe u shfaq në Muzeun e  Fotografisë në Selanik, në datat 23 shtator- 31 dhjetor 2017. Teqeja është një vend ku janë vendosur edhe ikona të besimit orthodhoks, në një shembull tjetër tolerance që na vjen nga bektashizma aq e përhapur edhe në Shqipëri. “Zoti është kudo”, shprehet një besimtare.

Ndahet nga jeta Baba Arshi Bazaj, kreu i bektashinjve shqiptarë në SHBA

Postuar në 26 Dhjetor, 2015 14:57

Ndahet nga jeta në moshën 109-vjeçare, Baba Arshi Bazaj. Ai ka drejtuar deri më tani të vetmen Teqe bektashiane në SHBA, në Detroit. Teqeja është themeluar po nga një shqiptar, Baba Rexhepi nga Gjirokastra. Në përcjelljen e tij për në banesën e fundit do të marrë pjesë Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ai lindi në Sevaster të Vlorës më 1906.

"Dita"

Subscribe to RSS - teqeja