tensione

Erë lufte në Ballkan. Serbia ble armë nga Rusia, Vuçiç: “Në një botë me konstelacione të reja forcash ne kemi për detyrë të mbrojmë territorin tonë”

Postuar në 28 Tetor, 2015 20:38

Pas vizitës në SHBA, kryeministri serb, Aleklsandër Vuçiç, ndodhet për një vizitë tre ditore në Rusi. Mediat kryesore serbe i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjeve ushtarake me Rusinë dhe faktit se Serbia ka rënë dakord të blejë një pjesë të armatimit në këtë vend me të cilin ka marrëdhënie tradicionale. Shumëkush ka ngritur pyetjen se përse Serbia ble armë në Rusi, armë të cilat kryeministri Vuçiç ka specifikuar se janë “difensvive”. Pra shërbejnë për të mbrojtur vendin.

Shqipëri-Serbi, sugjerimi origjinal i K. Myftaraj: “Të ashtuquajturit tifozë serbë, komando e terrorit psikologjik. Duhet të priten me granata që në aeroport”

Postuar në 26 Shtator, 2015 00:47

Kastriot Myftaraj duket se beson te një skenar i organizuar  në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet në Elbasa Arena. Për Myftarajn, sipas të cilit edhe hedhja e dronit në Beograd është vepër e shërbimeve serbe, tifozët serbë që do të vijnë në Shqipëri janë komando terrori. Deri këtu asgjë e pazakonshme: kushdo mund të shkruajë për informacionet që disponon, apo edhe të performojë grafikisht imagjinatën.

Situatë e tensionuar mes banorëve dhe imigrantëve në ishullin Kos në Greqi. Kryebashkiaku: Mund të degjenerojë në gjakderdhje

Postuar në 12 Gusht, 2015 09:52

Situata e imigracionit paraqitet dramatike në Greqi. Mediat ndërkombëtare njoftojnë për dhunë të policisë ndaj një grupi imigrantësh në ishullin Kos. Emigrantët ishin mbledhur në një stadium për të marrë dokumentet e imigrimit. Situata është tensionuar në ishull pas një deklarate të kryebashkiakut, Giorgos Kiristsis, sipas të cilit nëse nuk merren masa, mund të ketë edhe gjakderdhje. Sipas tij problemin e rëndon fakti se në ishull ndodhen 7000 imigrantë kur banorë janë 30 000. Imigrantët, kryesisht nga Siria dhe Afganistani kanë protestuar duke këkruar dokumente dhe ushqim.

Pages

Subscribe to RSS - tensione