tegnell

Në korrik nisi rënia e shpejtë e rasteve të reja me CoVid-19 dhe nuk e dimë shkakun

Postuar në 11 Gusht, 2020 14:08

Epidemiologu kryesor i qeverisë suedeze, Ander Tegnell ka deklaruar në një intervistë për median “The Local” se rënia e numrit të të infektuarve në muajin korrik nuk mund të shpjegohet plotësisht.

Kur ika me pushime në fillim të korrikut ishim ende në një lloj rrafshi ku ndodheshim prej kohësh. Por gjatë atyre tri javëve nisi kjo rënia e shpejtë e rasteve të reja dhe se pse kjo ndodhi në këtë kohë, kaq shpejt dhe kaq papritur mendoj se është pak e vështirë që të kuptohet plotësisht

Kryepidemiologu i Suedisë pranon gabimet: Përgjigja më e mirë, mes asaj që bëmë ne dhe asaj që bëri bota

Postuar në 03 Qershor, 2020 15:07

Epidemiologu kryesor i Suedisë, Anders Tegnell ka pranuar gjatë një interviste për Radion Suedia se strategjia e propozuar për tij si përgjigje ndaj epidemisë së koronavirusit kishte gabimet e veta.

Nëse ne do të përballeshim me të njëjtën sëmundje me të njëjtën njohuri që kemi sot, mendoj se përgjigja do të ishte diku mes asaj që Suedia bëri dhe asaj që pjesa tjetër e botës bëri

është shprehur ai.

"Eksperimenti suedez": Nuk dimë thuajse asgjë për CoVid-19. Herët apo vonë lëvizja do të fillojë

Postuar në 02 Prill, 2020 15:00

4 947 të infektuar, 393 në terapi intensive dhe 239 të vdekur. Këto janë shifrat e pandemisë aktuale në Suedi, një vend që ka menduar ta menaxhojë ndryshe atë. Jo me karantinë dhe kufizime masive, por duke vazhduar jetën si më parë dhe duke menaxhuar në plan spitalor vetëm rastet që paraqiten dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Në një prononcim për gazetën italiane “Corriere della Sera”, epidemiologu më i njohur suedez, Anders Tegnell, drejtor i Agjencisë Sanitare të Suedisë, thotë se mënyra si po vepron Italia është sikur virusi do të largohet së shpejti.

Subscribe to RSS - tegnell