teatri

Video/Protesta për teatrin, thirrje opozitës për nisjen e hetimit parlamentar

Postuar në 19 Qershor, 2018 19:30

Sekseri i pareve apo i qareve?

Postuar në 18 Qershor, 2018 22:35

Fushata për shembjen e Teatrit Kombëtar i është besuar jo pa qëllim Erion Veliajt. Personazhit që ka marrë përsipër të bëjë sekserin e kompanisë Fusha shpk që po negocion të marrë truall dhe të ngre kulla. Rezistenca e aktorëve ka prishur punë mesa duket në një Pazar që qëndron mbi kryetarin e Bashkisë, i cili në këtë rast mund të negociojë një rikandidim për Bashkinë e Tiranës nëse e kryen me sukses misionin të cilin ka marrë përsipër.

Protesta e ka arritur fitoren e parë

Postuar në 16 Qershor, 2018 23:39

Protesta kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka arritur një sukses të vetin, sidoqoftë modest. Ajo e ka kushtëzuar vendimmarrjen politike dhe institucionale me nevojën e delegjitimimit të saj, apo shpërbërjes. Tregues i nevojës që ka sot pushteti për të thyer protestën si kusht për një kalim të butë të vendimit – edhe kështu shumë të dyshimtë në planin ligjor dhe kushtetues – është ngritja e përdishme e korit të artistëve që janë pro një godine të re për teatrin. Sigurisht, alibitë dhe justifikimet për këto zëra kundër janë legjitime.

Veliaj: Kullat, një mundësi fantastike për Teatrin

Postuar në 16 Qershor, 2018 18:32

Erjon Veliaj është besnik i modelit të vet, nuk e tradhëton skenarin mbi të cilin ka ngritur gjithë profilin si pioneri i ndryshimit, njeri i mirë, i qetë, i përulur, babaxhan, pa rrena, punëtor, shërbëtor i popullit, dhe mbi të gjitha i suksesshëm.

Kush tha që hall i artistëve është Teatri!?

Postuar në 13 Qershor, 2018 21:42

Çështja e Teatrit Kombëtar mes të tjerash ishte dhe një test prove për mdjeshmërinë që qeveria thotë se ka ndaj çështjeve të artit dhe Kulturës kombëtare. Pushteti është i akuzuar publikisht nga një pjesë e aktorëve se as denjon t'i dëgjojë për çështjen e Teatrit.

Një shqetësim që aktorët e lidhin me interesa shpirtërore për një godinë që e kategorizojnë si pjesë të memories kombëtare dhe  trashëgimisë kulturore.

Video/Robert Ndrenika: Këtu duhet të fillojë lufta. Kjo është vjedhje

Postuar në 13 Qershor, 2018 11:24

Një përfaqësi aktorësh kanë qenë sot në Komisionin e Medias, mbledhje që është bojkotuar nga deputetët e PS-së. 

Akuzë për "kusarët" e Teatrit

Postuar në 17 Prill, 2018 10:20

Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.

Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika  hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen. 

Shtohet presioni edhe për Teatrin e Ri (Video)

Postuar në 02 Prill, 2018 21:33

Protesta e Kukësit mesa duket ka inkurajuar artistët të kërkojnë ndihmën e politikës për të ndalur projektin e Edi Ramës për Teatrin e Ri. Në një grumbullim para ambjenteve të Teatrit ku ishte prezent edhe Robert Ndrenika, u hodh ideja e një takimi me Ilir Metën.

"Godina e Teatrit u la qëllimisht të degradonte. Kujtoni kinema "Republika" dhe "17 Nëntori"

Postuar në 24 Mars, 2018 13:19

Aktori dhe regjizori Alfred Trebicka i bashkohet zërit të artistëve të tjerë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Trebicka sjell në vëmendje jo vetëm mënyrën si po veprohet tani, por edhe shembullin e zhdukjes së dy kinemave, “17 Nëntori” dhe “Republika”, të dyja me autorësi të ideve të ngjashme të bashkëpunimit me biznesin.

U kry!

Postuar në 13 Mars, 2018 10:45

Kryeministri prezantoi një ditë më parë projektin për Teatrin e Ri Kombëtar. Nuk pati konkurs, por një monitor dhe dy persona që morën fjalën, kryeministri dhe projektuesi i studios belge. Thjesht zoti Rama njohu edhe zyrtarisht publikun me atë që është paravendosur në zyrën e tij, në bashkëpunim me ndërtuesit privatë.

Pages

Subscribe to RSS - teatri