teater

Teatër për botën, Tahiri në arrest shtëpie

Postuar në 12 Maj, 2018 19:54

Ashtu siç pritej, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka "avancuar" me çështjen e Sajmir Tahirit duke i çuar kërkesë Gjykatës për burg pa afat, por kjo e fundit vendosi ta lërë në arrest shtëpie. Një vendim që ndjek logjikën e zhvillimeve politike dhe shkarkimeve të kryera së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pra ashtu siç kërkojnë partnerët dhe në veçanti Gjermania, Tahiri të gjykohet pa ndikimin e politikës.

Teatër në çadrën e pushtetit, LSI mund të mos hyjë në zgjedhje (Video)

Postuar në 20 Mars, 2017 22:45

Edi Rama rrezikon të hyjë i vetëm në zgjedhje, pasi LSI duket se nuk do e ndjekë nga pas pasi i qëndron parimit për zgjedhje me opozitën. Një ditë pasi Edi Rama ose partneri në koalicion tha se nuk e tremb një vetëpërjashtim i Partisë Demokratike nga sistemi, shfaqet LSI dhe nënkryetari i saj Luan Rama që deklaron se zgjedhjet pa opozitën do ishin farsë dhe do cënonin standardet demokratike të vendit.

Teatri i pajtimit, me bosët politikë të Kosovës e Serbisë

Postuar në 25 Janar, 2017 11:33

Aty ky pritej të shpërthente lufta, palët e kanë marrë sërisht seriozisht dhe i janë rikthyer bisedimeve të paqes me ndërmjetësimin e Brukselit. Ky ishte teatri i radhës që u luajt me Kosovën dhe Serbinë, trenin dhe autoblindat, Thaçin dhe Nikoliçin, apo Vuçiçin dhe Muastafën. Për Ballkanin nuk janë të çuditshme kapërcimet e tilla emocionale, të cilat e bëjnë të vështirë dallimin e kufirit se ku mbaron serioziteti dhe ku fillon marrëzia.

Ikën një tjetër aktor i plejadës së para viteve '90

Postuar në 06 Gusht, 2016 12:50

Do mbahet mend për rolet i Ibrahim Beut te “Pylli i Lirisë”, Baki Branicës të “Dhe vjen një ditë”, babai i Agronit në filmin “Hijet qe mbeten pas” apo Thoma Shpuza te “Kur zbardh një dite”. Është fjala për aktorin nga Elbasani Demir Hyskja, i cili ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Demir Hyskja ishte një ndër aktorët e spikatur të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj. Është autor i dhejtëra roleve në teatër dhe kinematografi.

Teatër apo grusht shteti?!

Postuar në 16 Korrik, 2016 18:18

Një version të ndryshëm për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi jep gazetari i “Politiko” Ryan Heath, duke iu referuar një burimi turk që bën fjalë për  një operacion të manipuluar nga vetë Erdogan. Ai postoi në Twiter se situata i ngjan " më shumë një teatri sesa një grushti shteti."

Postimi:

Ndahet nga jeta aktori Arqile Lici

Postuar në 11 Tetor, 2015 22:23

Në pak ditë bota e teatrit dhe kinemasë shqiptare është goditur nga vdekja e tre aktorëve: Marko Bitraku, Lazër Vlashi dhe së fundi Arqile Lici. Për ata që nuk e njohin kujtojmë se Arqile Lici ka disa role emblematike në Teatrit dramatik të Fierit si dhe në filmin shqiptar. Shumkush mund ta mbaje mend tek komedia “Shoku Niqifor”, në dramën “Dy krisma në Paris”, në filmin "Pesha e kohës", apo në rolin e ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes viteve 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.

Subscribe to RSS - teater