te dhenat personale

Pandemia/260 ankesa për shkelje të privatësisë

Postuar në 27 Dhjetor, 2020 20:39

Shkelja e privatësisë dhe publikimi i të dhënave personale ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat janë përballur qytetarët qëkurse u evidentuan rastet e para të Covid 19 në vendin tonë.

Në një intervistë për TVT, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi thotë se përgjatë këtij viti janë regjistruar 260 ankesa për shkelje të privatësisë, ku dominojnë rastet e lidhura me Covid.

Hyn në fuqi rregullorja e BE për privatësinë

Postuar në 24 Maj, 2018 21:56

Nga 25 maji do të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bashkimit Europian për mbrojtjen e privatësisë. Ajo imponon kushte të rrepta në përpunimin e të dhënave personale dhe respektimin e  gjithë qytetarëve të BE-së.

Ndryshimi u bë me me arsyetimin se të dhënat personale konsiderohen si një pasuri e vlefshme dhe rregullat që i mbrojnë duhet të jenë më të rrepta. Rregullorja e re zëvendëson kështu  Direktivën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave 1995, e cila u vu në zbatim para se “icloud” të prezantonin mënyra të reja të menaxhimit të të dhënave personale.

“Ka ardhur koha që platformat si @facebook të japin llogari”

Postuar në 08 Prill, 2018 17:23

Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg do të përgjigjet të martën dhe të mërkurën pyetjeve të deputetëve dhe senatorëve në Uashington për skandalin me kompaninë Cambridge Analytica dhe përdorimin e të dhënave personale të 87 milion përdoruesve në fushatën zgjedhore të Donald Trump.

Parlamentarët amerikanë dëshirojnë një kornizë më të mirë ligjore për grupet e teknologjisë, të cilat nuk mund të menaxhojnë në mënyrë efikase volumin e të dhënave personale të përdoruesve të tyre.

Kujdes me formularin e adresave – kërkon më shumë nga sa detyron ligji

Postuar në 16 Mars, 2017 15:43

Formulari i ri për adresarin nuk I përgjigjet ligjit dhe kërkon të mbledhë të dhëna që tejkalojnë kërkesat e vetë ligjit. Kështu raporton sot Vizion Plus që bën me dije se ky fakt pranohet edhe nga vetë Gjendja Civile, por e cila as e vë ujët në zjarr.

Këshillat e Snowden për sigurinë në internet: Përdorni Tor dhe menaxhues fjalëkalimesh

Postuar në 13 Nëntor, 2015 14:27

Edward Snowden këshillon përmes një interviste për “Intercept” sesi duhet të mbrohemi të gjithë nga survejimi në internet dhe nga vjedhja e të dhënave tona personale. Snowden mborn idenë se shërbimet sekrete, agjenci të ndryshme, por edhe njerëz të ndryshëm, mund të depërtojnë në të dhënat tona, t’i ruajnë dhe përdorin ato për qëllime që bien ndesh me interesat e gjithësecilit. Për mbrojtjen dy sugjerime: përdorni Tor, brouzerin e kriptuar dhe një menaxhues fjalëkalimesh, që gjeneron fjalëkalime për çdo faqe që ju hapni.

Subscribe to RSS - te dhenat personale