takim

Reforma në drejtësi kalon nga zyra e Berishës

Postuar në 03 Maj, 2016 16:27

Donald Lu është i ndërgjegjshëm për rolin e Sali Berishës dhe ndikimin që ai ka në Partinë Demokratike. Vetëm kështu mund të shpjegohen takimet e tij të shpeshta me ish-kryeministrin. Zyra e ish-kryetarit të Partisë Demokratike përcolli një njoftim lidhur me temën e takimit me ambasadorin amerikan. "Ish kryeministri prof. dr Sali Berisha priti në një takim ambasadorin amerikan zotin Donald Lu, me të cilin diskutoi gjërësisht për problemin e refoprmës në drejtësi, prespektivën e kësaj reforme.

Telenovela në serinë më dramatike, një hap nga ndarja e shumëpërfolur

Postuar në 14 Janar, 2016 12:34

Marrëdhënia mes tyre është kthyer tashmë në një telenovelë. Ka kohë që është folur për ndarje e ripajtime, por episodet e ditëve të fundit duket se janë edhe më dramatiket për çiftin që po mban në ankth gjithë Shqipërinë. Kjo pas zërave se Ilir Meta ka nisur flirtet me PD-në. Kryeministri Rama i veshur me një pallto të gjatë ka pritur mëngjesin për të mbirë në dyert e Ilir Metës, i cili e kishte marrë më shtruar gjumin dhe sipas informacioneve mbërriti me rreth 40 minuta vonesë.

Ahmeti, negociator mes Athinës e Shkupit për emrin e Maqedonisë

Postuar në 08 Janar, 2016 18:08

Kryetari i BDI Ali Ahmeti është takuar në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferri, Ahmeti ka diskutuar për një orë e gjysmë me delegacionin grek.
Ali Ahmeti e ka cilësuar si të dobishëm dhe të rëndësishëm takimin, ku bisedimet janë shtrirë edhe më gjerë në marrëdhëniet dypalëshe. Por sigurisht, kryetema ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Shkolla politike e kafeve të Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit

Postuar në 24 Nëntor, 2015 11:51

Lajm i fundit është se Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi u takuan sërish për kafe në një prej hoteleve të njohura të kryeqytetit. Mesa duket ka asistuar rastësisht në këtë eveniment politik të ditës edhe një fotograf që ka arritur të kapë nga një kënd i zbehtë drite takimin jashtë zyre të kryetarit dhe nënkryetarit të kuvendit të Shqipërisë.

Krerët e së majtës takim 90 minuta në Vilën 30, Meta vazhdon t'i kërkojë Ramës ndryshime në qeveri

Postuar në 23 Tetor, 2015 10:51

Dy aleatët kryesorë t ë së majtës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sot në rezidencë qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, që njihet ndryshe dhe si Vila 30. “News 24” bën të ditur se në takim janë të pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS­-së, Gramoz Ruçi si dhe kreu i komisionit të Ligjeve, njëherësh kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa. Raportohet se takimi mes tyre ka pak minuta që ka nisur rreth orës 10:15 të mënjgesit, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur tema e takimit.

U takuan në Moskë. Asad përjetë mirënjohës Putinit (Video)

Postuar në 21 Tetor, 2015 10:23

Presidenti sirian, Bashar dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan të martën në mbrëmjë- në një vizite të pa parlajmëruar në Moskë. Zëdhënësi I Presidentit rus, Dëmitrij Peskov (Dmitry Peskov) tha se Asad mbërriti në kryeqytetin rus për një vizitë pune dhe dy udhëheqësit diskutuan për luftën kundër Shtetit Islamik, vazhdimin e ofensivës ajrore të Rusisë dhe planet e Sirisë për trupat e saj.

Pages

Subscribe to RSS - takim