studentet

A ka premisa të përshkallëzohet protesta e studentëve? Ironizohet qasja "paqësore" e pushtetit me police femra

Postuar në 11 Nëntor, 2015 13:23

Nisi si një reagim i motivuar edhe nga rebelizmi i aktivistëve të Vetëvendosjes në Kosovë me studentë që hodhën vezë në drejtim të kryeministrit dhe në pak ditë kundërshtia për reformën në arsimin e lartë ka fituar terren në ambjentet universitare. Studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës, por dhe të Universitetit të Durrësit u bënë bashkë në një marshim nga Korpusi Qendror (Universiteti Politeknik) drejt Kryeministrise në një marshim protestë. Me pankarta dhe thirrje "S’keni parë asgjë akoma; “Nëse sot jemi me qindra, nesër do jemi me mijëra.

Studentët thanë fjalë vulgare? Në fakt edhe këto këtu janë fjalë dhe sjellje vulgare(video)

Postuar në 06 Nëntor, 2015 02:30

Tha Kryeministri Edi Rama për vezët që i hodhën studentët: “Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkundi që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare. Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka patur”.

Shënim: Një akt i mirëpritur

Postuar në 02 Nëntor, 2015 21:00

Ngjarja e sotme e “sulmit me vezë” ndaj kryeministrit përçoi një mesazh jo pa rëndësi, në një skenografi të duhur. Ishin disa studentë ata që ndërmorën përgjegjegjësinë e “sulmit”, por edhe akuzës publike me fjalë të rënda si 'hajdut' e 'sharlatan'. Arsye zyrtare e reagimit u tha se ishte reforma në arsim, që sipas disa pikëpamjeve është përjashtuese për një kategori studentësh. Akuza “hajdut” nuk ka lidhje me reformën në arsim, e sidoqoftë, një reagim sado minimal në një vend ku askush nuk reagon, fiton natyrë politike.

Studentët, vezë mbi sekretarin e Përgjithshëm të MAS dhe makinën e Ilir Beqjas

Postuar në 17 Shtator, 2015 11:25

Projektligji për Arsimin e Lartë, që prej kundërshtarëve thuhet se favorizon subjekte private, vijon të provokojë reagime. Ai do të diskutohet sot në seancë plenare e me këtë rast disa studentë kanë “zënë pritë” para sallës së seancave plenare. Studentët kanë qëlluar me vezë sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe makinën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shqiptarja.com” raporton se ka patur konfrontime fizike me forcat e rendit.

Pages

Subscribe to RSS - studentet