strazimiri

Diktatura vendoset nga një pjesë e një vendi. Kjo vlen edhe për Diktaturën e Korrupsionit

Postuar në 09 Prill, 2020 12:23

Sot në disa media të pushtetit ka qarkulluar një status i ish-deputetit të PD-së, Gent Strazimiri, i cili ankohet edhe për sjelljen dhe moralin e shoqërisë shqiptare.

Partia e Freskut e hedh njëherë llafin për revolucion

Postuar në 08 Nëntor, 2018 19:33

Opozita e përfaqësuar nga Partia Demokratike në Parlament, ka arritur në fund të fundit një fitore propagandistike: ka ngulitur idenë se qeveria aktuale ka lidhje organike me krimin. E ka bërë këtë në mënyrë metodike, të vazhdueshme, me dhe pa LSI-në në qeverisjes dhe ka patur edhe fatin e një ekipi, skandalet e të cilit nuk kanë të sosur. Megjithatë PD-ja nuk ka krijuar frymën e nevojshme për ndryshim, ndonëse së fundmi ka nisur të flasë edhe për përmbysje. Pak më herët z. Berisha fliste për revolucion, term ky që nxiste proporcionalisht acarimin parlamentar të Flamur Nokës.

Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

Postuar në 30 Mars, 2016 17:35

Deputeti Gent Strazimiri është vënë papritur në qendër të debatit politik të ditëve të fundit për akuzën e ngritur ndaj tij nga organet e rendit për armëmbajtje pa leje, si dhe për shfaqjen e tij me këtë armë pa leje në protestën e organizuar nga opozita tek sheshndërtimi i Bashkisë së Tiranës brenda Parku të Liqenit Artificial Shfaqja e tij me patllake në një tubim proteste (nëse akuza rezulton e vërtetë) është realisht e dënueshme, aq më tepër nëse kjo armë është edhe pa leje.

Plani sekret i PS-së për të shpëtuar Strazimirin nga arrestimi

Postuar në 30 Mars, 2016 05:32

Pas lajmeve të tipit “Strazimiri drejt burgut” dhe kallëzimit penal për të nga PS-ja, një ekip i ngushtë drejtues i kësaj të fundit është mbledhur me urgjencë dhe ka vendosur komunikim direkt me Lulzim Bashën.

Arsye është shmangia e arrestimit të Strazimirit, deputetit i dyshuar se mbante një armë gjatë protestës te Parku i Liqenit, pasi kjo do të konsumonte mendimin që po ngjizet se reforma në drejtësi do të çojë në pranga Doktorin, qoftë edhe për një ditë, pasi...arrestimi i një deputeti është arrestim i një deputeti. Dhe nuk mund të digjet momentumi për një arsye kaq banale.

Këllëf apo pisqollë?

Postuar në 30 Mars, 2016 04:49

Pas përleshjeve të fundit mes policisë dhe opozitës, që nuk do që të lejojë ndërtimin e parkut të lodrave për fëmijë tek Liqeni në Tiranë, bëri bujë, edhe më shumë se plagosja e tri vajzave police, ajo që fiksuan kamerat:  pistoleta në brezin e një përleshësi civil. U tha se ishte deputeti demokrat Gent Strazimiri. Po të hënën në mbrëmje, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, pasi mbaroi mbledhja e kryesisë së PD-së, u ndal para gazetarëve dhe na çuditi me ato që tha: “Të jeni të bindur që deputeti Strazimiri nuk ka pasur pistoletë.

Kallëzim penal për Strazimirin nga Policia e Shtetit?

Postuar në 29 Mars, 2016 00:28

Publikimi i fotos së sotme ku shfaqet deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, me një objekt në brez, i ngjashëm me pistoletë, ka shtyrë Policinë e Shtetit drejt një kallëzimi penal. Lajmi nuk është ende zyrtar por ai raportohet thuajse nga të gjitha mediat që citojnë burime nga policia. Procedimin penal të Strazimirit e kërkoi edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dje pasdite kërkoi pikërisht marrjen e masave.

Subscribe to RSS - strazimiri