stervitje

KFOR, stërvitje fluturimi në Kosovë  

Postuar në 28 Shkurt, 2021 18:11

Misioni i NATO-s, KFOR, kreu të enjten një stërvitje fluturimi në Kosovë. Gjashtë helikopterë nga kontigjentet kroate, zvicerane dhe të Shteteve të Bashkuara u nisën nga aeroporti ushtarak Slatina, fluturuan mbi kampin Bondsteel, Prizren, Pejë, Aeroportin e Slatinës dhe Prishtinë dhe më në fund u ulë në Kampin e Film City, ku ndodhen edhe zyrat e KFOR-it.

Lituani/Stërvitje, rekrutime dhe manuale për kushtet e një pushtimi rus

Postuar në 28 Tetor, 2016 18:17

Qeveria lituaneze ka urdhëruar stërvitje ushtrarake dhe rekrutim trupash. Po kështu një manual për qytetarët në rast se vendi pushtohet. Gjithçka lidhet me Rusinë dhe qëllimet e saj siç lexohen nga Perëndimi dhe fqinjët. Në raport me këto zhvillime, presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar nga Valdai Club se "Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë ndonjë vend tjetër".

SHBA – Rusi, vetëm shantazh/Biden: “Putin do marrë mesazhin e duhur”. Kremlini urdhëron stërvitje antibërthamore me pjesëmarrje të 40 milionë njerëzve!

Postuar në 18 Tetor, 2016 16:54

Mosuli është duke rënë dhe me te në skenarët e luftës mund të ndodhë gjithçka që afekton Sirinë. Valë migratore që parashikohet deri në 100 mijë njerëz, krijimi i një korridori daljeje për militanët e ISIS, që mund të dynden në Raqqa. Kjo situatë që i jep Perëndimit një fitore në Irak, duke stabilizuar një shtet ku edhe Turqia, formalisht partner me Perëndimin, ka ngritur hapur pretendime territoriale, duke synuar pjesëmarrje në trajtimin eventual të çështjes kurde.

Rrëzimi i helikopterit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm: “Helikopteri nuk doli nga itinerari i paracaktuar. Shkaqet e rrëzimit po hetohen”

Postuar në 06 Prill, 2016 17:22

Sot një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, u njoftua se u rrëzua në rrethina të Shkodrës. Pati shumë informacione, mes të cilave dhe një deklaratë për shtyp nga Ministria ku thuhej se helikopteri ishte nisur për stërvitje, por pa saktësuar se për çfarë konkretisht. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka përsëritur që në fjalinë e parë se bëhej fjalë për një fluturim stërvitor të miratuar më parë. Më poshtë deklarata e plotë e tij:

Shkencëtarët në kërkim të një pilule stërvitjesh për t’ju shpëtuar nga goditjet në palestër

Postuar në 12 Tetor, 2015 14:46

Një pilulë për të zgjidhur të gjitha problemet tuaja? Iku koha e viteve ’50 kur ju mendonit se përmes multivitaminave apo përmbajtjeve të tjera kishit gjetur zgjidhje për fizikun tuaj. Shkencëtarët janë duke punuar për një pilulë të re, e cila do të zëvendësojë jo vetëm plotësimin e suplementeve shtesë, por edhe atë të aktivitetit fizik për të mbajtur trupin në formë.

Rusi – SHBA, fjala ‘luftë’ përmendet gjithnjë e më shpesh

Postuar në 15 Gusht, 2015 21:00

Nuk është vetëm Rusia që flet për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me ShBA-në. Tashmë ka edhe zëra në Perëndim që po vlerësojnë se përballja mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë është pjesë e axhendës së parashikimeve në fushën e sigurisë. “Euobserver” i ka dhënë hapësirë një raporti të hartuar nga një OJF britanike, e cila ka bërë profilin e stërvitjeve të fundit të Rusisë dhe të NATO-s.

Subscribe to RSS - stervitje