Steinmeier

Video/Probleme me shëndetin për Merkel

Postuar në 27 Qershor, 2019 12:45

Problemet shëndetësore për kancelaren Angela Merkel janë rishfaqur sërish gjatë një takimi të saj me presidentin Frank-Walter Steinmeier në Berlin. Siç paraqesin pamjet filmike, Merkel ka nisur të dridhet dhe të shqetësohet gjatë qëndrimit në këmbë. Të njëjtat simptoma ajo i shfaqi gjatë takimit një javë më parë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Kotzias e Steinmeier diskutojnë për Shqipërinë. Ministri i Jashtëm grek: Duhet tejkaluar logjika hoxhiste për minoritetet

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 11:31

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka folur edhe një herë për marrëdhëniet me Shqipërinë. Gjatë një takimi me homologun gjerman, Frank ëalter Steinmeier në Athinë, Kotzias iu është referuar përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve të mbartura nga e kaluara me fqinjët, “sa më mirë dhe në mënyrë sa më produktive”, siç tha. Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, Kotzias tha se kohët e fundit po bëhet një punë sistematike në drejtim të zgjidhjes së problemeve. Në këtë kuadër, shefi i diplomacisë greke vërejti se ka patur “trajtime të papërshtatshme edhe nga ana e Komisionit Europian”.

“Garancitë” e Gjermanisë: Traktati i Lozanës, i padiskutueshëm!

Postuar në 04 Dhjetor, 2016 15:57

Minstri i Jasshtëm i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier deklaroi në një intervistë për gazetën greke “Kathemirini” se kufijtë ndërkombëtarë mes Turqisë dhe Greqisë janë të pandryshueshëm. Ai citohet nga gazeta greke të ketë deklaruar se Traktati i Lozanës që përcaktoi këto kufij është i padiskutueshëm, duke shtuar se edhe ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu ka deklaruar publikisht se “Turqia ndihet e lidhur me Traktatin e Lozanës”.

Roli i ri i Gjermanisë – Europa dhe ruajtja e BE-së, prioritetet kryesore

Postuar në 04 Korrik, 2016 01:43

Po flitet shumë së fundmi për një rol të ri të Gjermanisë. Në planin ekonomik ajo e ka prej kohësh rolin e një fuqie të madhe, për vetë peshën që zë, por në planin diplomatik e sidomos në çështjet e sigurisë, Berlini është treguar shumë i kujdesshëm. Trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore dhe më tej akoma, një histori shekullore konfliktesh në Europë, që kanë patur si protagonist këtë vend, imponuan rishikimin themelor të qasjes ndaj situatave ndërkombëtare.

Misioni i Steinmeier në Tiranë, Berlini konfirmon rolin protektor për Shqipërinë

Postuar në 14 Qershor, 2016 13:21

Mosarritja e dakordësisë për reformën në drejtësi ka alarmuar Berlinin që nisi me ngut në Tiranë, ministrin e Jashtëm, Frank Walter Steinmeier. Në konferencën për shtyp me ministrin Bushati shefi i diplomacisë gjermane konfirmoi interesin direkt të Gjermanisë për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Subscribe to RSS - Steinmeier