stefani

Degjeneron debati në “Opinion”/Stefani: “Ti Preç ke qenë spiun”. Replika: “Do marr vendimin e gjykatës të ta ngul mu në lule të ballit”(video)

Postuar në 15 Tetor, 2015 22:06

Ka degjeneruar në fyerje dhe akuza debati mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogaj në “Opinion”. Tema e emisionit ishte afera e CEZ-it, por qëndrimet e kundërta mes të dyve kanë degraduar në sulme dhe akuza, të cilat moderatori Blendi Fevizu i ka toleruar deri në fund. “Ti ke qenë spiun”, i ka thënë Stefani Zogajt. Zogaj ka reaguar duke thënë se për këtë akuzë të vjetër ka folur gjykata dhe se kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin. “Herë tjetër do marr vendimin e gjykatës me vete dhe do të ta ngul me gozhdë mu në lule të ballit”, ka replikuar Zogaj.

Andrea Stefani "prezanton" Dimitrije Tucović nr.2

Postuar në 15 Tetor, 2015 17:01

Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” një shënim me titull: “Heroi im nuk është Morina, por studenti serb Vojkan Udovičić”. Shkrimi i Stefanit i kundërvihet prirjes së përgjithshme, e me investim nga një set i tërë mediatik si Top-Channel, për glorifikimin e Ismail Morinës. Së fundmi për këtë kërkohet edhe nga politika që të lirohet. Mirëpo, është njëra gjë të kritikosh qëndrimet dhe problemet tona me nacionalizmin dhe urrejtjen, e tjetër të kalosh në të kundërtën duke shpallur për modele shembuj periferikë dhe të inskenuar nga politika.

"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”

Postuar në 30 Gusht, 2015 01:22

Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar.

"O tani, o kurrë. Shqipëria ndodhet në udhëkryq”

Postuar në 23 Gusht, 2015 16:45

Andrea Stefani ka publikuar sot një analizë të gjatë për pasuesit e Berishës, “zelotët e tij” siç i quan ai, duke u zgjeruar mandej në psenë e angazhimit të tij konstant me figurën e Sali Berishës. Stefani thotë se është “kjo dashuri tribale” që i ka zënë frymën Shqipërisë dhe që për rrjedhojë prodhon kritikën e tij dhe të kolegëve si ai. Me këto premisa, analisti në fjalë shton se edhe thirrja për revolucion e tij është në fakt një përpjekje për të ndalur revolucionin në drejtësi. Më tej edhe paragrafi deklarativ që na thotë se shpresa e z.

Subscribe to RSS - stefani