starship

Video/Starship i Musk, shpërthen gjatë uljes

Postuar në 10 Dhjetor, 2020 14:28

Ëndrra e Elon Musk për të dërguar njerëz në Mars ka marrë goditje një ditë më parë pasi anija e tij, Starship, prototip i programit SpaceX, ka shpërthyer. Anija ka bërë ngritjen nga një objekt në Boca Chica në Teksas për të testuar aftësitë e veta por ka shpërthyer vetëm 6 minuta e 30 sekonda më pas teksa po bënte uljen.

Musk ka postuar menjëherë një status në tuiter ku ka shkruar: Mars, po vijmë!

Duke treguar se programi hapësinor i tij dhe ambiciet për hapësirën nuk kanë ndryshuar megjithë aksidentin në fjalë.

Elon Musk zbulon Starship, anijen që do të udhëtojë drejt Marsit

Postuar në 30 Shtator, 2019 12:18

Sipërmarrësi i njohur amerikan Elon Musk ka bërë publike anijen kozmike Space X që është prodhuar për të transportuar ngarkesa dhe personel drejt Hënës, Marsit apo kudo në sistemin diellor dhe të kryejë kthimin e vet në Tokë në ulje vertikale.

Starship mendohet të kryejë fluturimin e parë brenda dy muajve në një ngritje 19 800 m, për t’u rikthyer sërish në Tokë.

Vetë Musk ka përuruar anijen me një fjalim përmes të cilit ai bëri thirrje që njeriu të zgjerojë njohjen përtej planetit tonë.

Subscribe to RSS - starship