srebrenica

Raporti/“Në Srebrenicë nuk pati gjenocid”

Postuar në 24 Gusht, 2021 22:46

Ajo që ndodhi në Srebrenicë në periudhën 1992-1995 nuk ka qenë gjenocid. Në këtë konkluzion ka mbërritur Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Studimet mbi Vuajtjet e të Gjitha Kombeve, i formuar nga qeveria e Republikës Srpska.

Siç raportojnë mediat serbe, Gideon Greif, kreu i këtij komisioni, tha se hetimi ka nxjerrë se në Srebrenicë janë kryer krime të tmerrshme, por nuk ka pasur gjenocid.

“Europa nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin”

Postuar në 11 Korrik, 2021 15:56

Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e të mos qenit e aftë të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës, thanë zyrtarët më të lartë të BE-së sot, në ditën kur përkujtohet masakra më e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për njohjen e Genocidit në Srebrenicë

Postuar në 18 Qershor, 2021 10:10

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njeh ngjarjen e Srebrenicës si Gneocid. Vetë titullimi: “Rezolutë mbi Genocidin në Srebrenicë” dëshmon për qëndrimin e shtetit të vogël ballkanik mbi një ngjarje që ka provokuar debate të gjata mbi një ndër episodet më tragjike të luftës së Bosnjes.

Përmes këtij dokumenti, Parlamenti i Malit të Zi: 

Dënon fuqimisht genocidin në Srebrenicë;

Me vendim gjykate/Prishet Kisha e kontestuar në Srebrenicë

Postuar në 06 Qershor, 2021 14:14

"Më në fund morëm drejtësi. Kjo është dita më e bukur e jetës sime”, tha 78 vjeçarja Fata Orloviç, në truallin e së cilës ishte ndërtuar një kishë ilegalisht në vitin 1998. Grindja për të drejtat e tokës në fshatin boshnjak, Konjeviç Polje i ka rrënjët në luftën e Bosnjes (1992-1995). Familja e Orloviç duhej të largohej atëherë për shkak të luftës dhe të linte pas tokat. Disa pjesëtarë të kësaj familjeje myslimane, mes tyre edhe bashkëshorti i Fata Orloviç u vranë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Srebrenica si referencë për padinë ndaj Serbisë për gjenocid

Postuar në 20 Maj, 2021 14:46

Dokumentet/Bill Clinton tentoi ndarjen e Bosnjes pas masakrës së Srebrenicës

Postuar në 28 Korrik, 2020 01:25

Dokumente të zbardhura nga Libraria Presidenciale Clinton hedhin dritë mbi situatën politike të Bill Clinton në vitin 1995 dhe lëvizjet prapa perdeve me krizën boshnjake. Gazeta “The Guardian” raporton se Clinton po kërkonte një zgjidhje për konfliktin boshnjak përpara nisjes së fushatës zgjedhore të vitit 1996 edhe duke shpërblyer lidershipin serb të Bosnjës, që akuzohej për spastrim etnik. 

Miliona dollarë për shpërbërjen e Jugosllavisë. CIA pagoi Mesiç, Tuxhman dhe Izetbegoviç, gjeneralë serbë, gazetarë. “Srebrenica ishte kurbani”

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 21:18

Robert Baer, një ish – oficer i CIA-s dhe kolumnist në disa prej mediave të njohura për çështjet e inteligjencës, jep një intervistë nga Qubec në Kanada ku ka promovuar librin e tij të ri: “Sekretet e Shtëpisë së Bardhë”. Intervista që është shpërndarë në internet përqendrohet në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, duke evidentuar rolin e shërbimeve sekrete në greminën e përgjakshme ballkanase. Baer vetë ka qenë në vitet 1991-1994 në Jugosllavi dhe në Lindjen e Mesme. “Qëllimi i propagandës ishte të ndante republikat kështu që ato të shkëputeshin nga Jugosllavia.

Subscribe to RSS - srebrenica