Spitali i Traumës

Spitali i Traumës, mjekët kundërshtojnë nismën e Ramës për ta kaluar tek Ushtria

Postuar në 04 Shtator, 2015 09:46

Nuk është mirëpritur nga stafi mjekësor nisma e Kryeministrit për të kaluar sërish Spitalin e Traumës dhe Shërbimin e Emergjencave Civile, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. “Panorama” shkruan se pas urdhrit të lëshuar, ku propozohet rikthimi i Qendrës së Traumës në Spital Ushtarak, gazeta kontaktoi një pjesë të mjekëve për të mësuar se çfarë mendojnë mbi këtë iniciativë. Ndonëse kanë preferuar të mbeten anonimë, ata kanë argumentuar se kjo nuk sjell asgjë tjetër veçse pasoja negative, që më së shumti reflektohen në cilësinë e shërbimeve.

Subscribe to RSS - Spitali i Traumës