sonila meco

Berisha ja del t'i japë intervistë Sonila Meços/A do kërkojë falje Lulzim Basha për 17 majin?

Postuar në 06 Shkurt, 2019 11:59

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë dje i ftuar në një intervistë në emisionin “Tempora” me drejtuese Sonila Meçon. Më tepër sesa pyetje për një politikan që është pjesë e vendimmarrjes, intervista është zhvilluar si bisedë me replika dhe polemika, ku Meço ka manifestuar sëmundjen e të gjithë të shquarve të ekranit të kësaj kohe që mendojnë se ata i dinë përgjigjet. Madje duke këshilluar Berishën të ketë kujdes me fjalët si p.sh “shteti i përdhunuesve” sepse siç tha ajo “na fusni edhe ne”.

Megjithatë, Berisha ka dhënë disa qëndrime që vlejnë të merren në konsideratë:

“Agon Channel” mbyllet. OSHEE-ja i heq edhe dritat

Postuar në 10 Tetor, 2015 21:54

“Agon Channel” është mbyllur. Televizioni që nisi me bujë dhe tërhoqi në gjirin e vet gazetarë të njohur,me rroga të mëdha e që ndërtoi një infrastrukturë të vetën, është vënë në kushte kapitullimi nga ndërhyrja e shtetit. Pak muaj pasi presidenti Francesco Beçheti u godit në planin financiar, sot është OSHEE-ja, ajo që i ka dhënë të shtyrën e fundit. Enti shtetëror që mban dritën ndezur për shqiptarët, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për një telvizion, që përballej prej muajsh edhe me problemin e pagesës së rrogave.

Subscribe to RSS - sonila meco