sondazhi

Putin më popullor se Trump në Shqipëri

Postuar në 13 Gusht, 2018 16:30

Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se homologu i tij amerikan, Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve Gallup International për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës.

Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Tramp gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.

Shqiptarët, garanci për referendumin e emrit në Maqedoni

Postuar në 07 Gusht, 2018 20:38

Popullsia shqiptare në Maqedoni në shumicën dërrmuese të saj është në favor të ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë. Në një sondazh të publikuar nga agjencia shtetërore MIA  88% e popullsisë shqiptare mbështet ndryshimin e emrit  ndërsa nga "maqedonasit" ​​vetëm 27.4% përkrahin marrëveshjen e Prespës dhe 45.2%  e refuzojnë.

Pyetja e miratuar nga parlamenti mbështet vijën e qeverisë se marrëveshja i hap rrugë pranimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke iu referuar emërtimit "Republika e Maqedonisë Veriore" dhe rishikimit të Kushtetutës. 

Sondazhi, një në 10 persona kontrollojnë celularin gjatë marrëdhënieve seksuale

Postuar në 09 Qershor, 2018 14:13

 Një sondazh i raportuar nga mediat në ShBA evidenton më së miri karakterin invadues të teknologjisë mbi zakonet tona, e tanimë edhe në procese veçanërisht intime si marrëdhëniet seksuale. Sipas sondazhit të kryer nga SureCall, një në çdo 10 persona nga 1000 të pyetur shohin celularin gjatë kohës që janë duke kryer marrëdhënie seksuale.

Drejt një Europe jokristiane

Postuar në 22 Mars, 2018 14:36

Europa po shkon drejt dekristianizimit të saj. Alarmi që është ngritur shpesh në vende si Hollanda, apo Gjermania, sot ka prekur mbarë kontinentin, përveç vendeve ku identiteti fetar ka arsye specifike të përforcohet si p.sh në Poloni, Hungari apo në Balltikun kufitar me Rusinë. Por një sondazh i fundit i organizuar nga univeristeti i St Mary tregon se rënia e besimit fetar apo vetëpërcaktimi si afetar, ka njohur ritme të jashtëzakonshme në brezin e ri.

Parti(ballë) Kazani

Postuar në 16 Mars, 2018 14:58

Një sondazh i fundit i titulluar “Besimi në qeverisje 2017” i mbështetur nga PNUD përsërit gjetjet e mëparëshme se institucioni më i besueshëm janë Forcat e Armatosura me 63%, pas tyre Institucionet e Arsimit Publik me 63% kurse Policia e Shtetit, e shpallur pak kohë më parë si institucioni më i besueshëm, është vetëm me 53%.

Sondazhi, konsensus popullor në Maqedoni për emrin

Postuar në 03 Shkurt, 2018 11:20

61% e maqedonasve mbështesin zgjidhjen për çështjen e emrit të Maqedonisë për të përshpejtuar integrimin e vendiot në BE dhe NATO.Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci në Shkup nga 50% e qytetarëve sllavë (30% plotësisht, 20% pjesërisht) dhe 95% e qytetarëve shqiptarë (84% plotësisht, 11% pjesërisht) janë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.

Kjo është mbështetja më e lartë e regjistruar në vitet e fundit në sondazhet e opinionit  publik për çështjen e ndryshimit të emrit.

Bie popullariteti i Merkel

Postuar në 27 Dhjetor, 2017 20:38

Thuajse gjysma e gjermanëve nuk dëshirojnë që kancelarja Angela Merkel të qëndrojë në detyrë edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Vlerësimi vjen nga një sondazh i kryer nga kompania e anketimeve YouGov dhe agjencia gjermane e lajmeve DPA.

47% e pjesëmarrësve u shprehën kundër qëndrimit të Merkel në krye të vendit, 36% pro, ndërsa 17% ishin të pavendosur. Mbështetja ndaj kancelares ka rënë ndjeshëm në 3 muajt e fundit, që përkon edhe me krizën politike që ka mbërthyer Gjermaninë

Jo vetëm në Serbi. Putin i preferuar edhe në Greqi

Postuar në 11 Tetor, 2017 11:36

Një sondazh i kryer nga një grup sociologësh në Univesitetin e Maqedonisë për llogari të gazetës “Kathimerini”, evidenton një klimë mosbesimi të grekëve ndaj Perëndimit dhe Europës politike, në të cilën bëjnë pjesë prej dekadash. 57.3% e grekëve mbajnë qëndrim pozitiv ndaj Rusisë dhe 67% e tyre kanë qëndrim pozitiv ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Kancelarja gjermane Angela Merkel, shikohet pozitivisht nga 40.5% e të pyeturve, kurse presidenti amerikan, Donald Trump nga vetëm 16.5% e tyre. 73% e grekëve nuk e pëlqejnë Trump, ndërkohë që për Merkel kjo shifër është 56%.

Sondazhi/SHBA si kërcënim - Turqia në vend të parë

Postuar në 03 Gusht, 2017 12:50

Imazhi i SHBA-së në botë është ndoshta në kuotat më të ulëta. Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center, kryer në 30 vende  në vitin 2013 dhe tani, pra 4 vite më pas, dëshmon për rritjen e një fryme antiamerikane në mbarë globin. 38% e njerëzve mendojnë se SHBA pëërbën kërcënim kryesor për vendin e tyre, krahasuar me 13% që ishte kjo shifër në vitin 2013.

Serbët, të ftohtë edhe me BE-në. Vetëm 49% pro anëtarësimit

Postuar në 24 Korrik, 2017 16:05

Shumica e serbëve nuk do të votonin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas një sondazhi të organizuar nga Ministria e Ingegrimit Europian në Serbi, 49% e serbëve janë dakord për anëtarësimin, ndërkohë që 51% që nuk janë dakord mbeten shumicë. 66% e serbëve mendojnë se duhen kryer reforma por pa u vendosur këto në lidhje me çështjen e anëtarësimit në BE. 27% e serbëve kundërshtojnë anëtarësimin, 13% nuk do të votonin nëse do të mbahej një referendum për këtë çështje dhe 11% nuk dinin të përgjigjeshin.

Pages

Subscribe to RSS - sondazhi