Somali

Trump urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia

Postuar në 05 Dhjetor, 2020 07:48

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga Somalia. Media të ndryshme raportojnë se vendimi vjen në kuadër të akteve të ngjashme nga rajone të tjera të botës si Irak dhe Afganistan.

Aktualisht ShBA ka dislokuar 700 trupa në Somali që kanë si mision goditjen e grupimeve si al-Qaeda që qëndron pas rebelimit të al Shabaab. 

SHBA do të ruajë kapacitetin për të drejtuar operacione kundërterrorizmi dhe te mbledhë informacione paraprake qe kanë te bëjnë me kërcënime në territorin amerikan
është shprehur përmes një deklarate pa autor Pentagoni.  

Lufta sekrete e SHBA në Somali

Postuar në 20 Mars, 2019 10:13

Sulmet ajrore amerikane në Somali, numri i të cilëve është "rritur ndjeshëm"  dy vitet e fundit, kanë vrarë shumë civilë përveç luftëtarëve të organizatës Al-Shabab, të akuzuar se janë të lidhur me Al Kaedën.

Sipas OJQ-ve që mbrojnë  të drejtat e njeriut, nga prilli 2017 ka pasur mbi 100 sulme me avionë telekomanduar  pa pilot, disa herë  më shumë se në Libi dhe Jemen së bashku.

Subscribe to RSS - Somali