Skavica

HEC i Skavicës do të ndërtohet nga shteti?

Postuar në 01 Shkurt, 2019 17:13

Tv Klan raporton sot se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet me para publike nga Korporata Energjetike Shqiptare. HEC-i në fjalë do të shërbejë për konsumatorët fundorë dhe do të ndahet në dy njësi: Katundi i Ri dhe Skavica. Projekti ka nisur që në vitet ’70 dhe i shtohet heceve të tjerë në kaskadën e Drinit, Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. 

“Skavica”, LSI-ja kërkon të dëgjohen ekspertët shqiptarë: “Vepër me më shumë rëndësi se rruga Durrës-Kukës”

Postuar në 10 Shkurt, 2016 23:42

Skavica dhe projektet mbi të, po transformohen në një çështje për të cilën qeveria, dikasteri përkatës i drejtuar nga Damian Gjiknuri, do të duhet të japë më shumë llogari dhe të bëjë më shumë transparencë. Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar sot në një prononcim për emicionin “Të bësh ekonomi” në “News24” se kjo çështje do të duhet të konsiderojë fillimisht mendimin e ekspertëve. Madje Vasili ka nënvizuar se nuk po bëhet transparencë.

Skavica të ndërtohet nga KESH – varianti më i preferuar nga qeveria

Postuar në 04 Shkurt, 2016 15:05

Një studim i vitit 2009 i kompanisë franceze “Sogrea” mbi potencialin e shfrytëzimit të Drinit të Zi, është shtruar sot për diskutim nga Ministria e Energjetikës me përfaqësues nga Banka Botërore, Banka gjermane KfW, SECO, GIZ, EBRD, Bashkimi Evropian, Koperacioni Italian dhe UNDP. Në këtë studim parashikohen disa skema për ndërtimin e veprave të reja energjetike: Skema e parë parashikon ndërtimin e vetëm një hidrocentrali “Skavica 441”, me kosto 662.4 milionë euro, prodhim vjetor 768 GWh, për një fuqi të instaluar 193MW.

Skavica, një çështje e re brenda mazhorancës

Postuar në 19 Janar, 2016 17:55

Motivimi për të shkruar këto radhë ishte mjaft i fortë, pasi u njoha me shqetësimet e specialistëve të energjetikës për problemin, që lidhet me domosdoshmërinë strategjike të ndërtimit të  HEC Skavicës shumë më parë se sa ndërtimi i HEC Katundi i ri, që do të dëmtonte sipas mendimit të tyre në mënyrë të pakthyeshme të gjithë zhvillimin afatgjatë të kaskadës mbi lumin Drin. 

Paravendosja e Skavicës, si përpoq qeveria ta mbante të fshehtë koncesionin për firmën turke

Postuar në 07 Janar, 2016 10:27

Në muajin prill të vitit të kaluar, opozita akuzoi Kryeministrin Rama se kishte zhvilluar negociata të fshehta për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Skavicës.
Në atë kohë Rama ndodhej për një vizitë në Turqi dhe PD-ja aludoi se ai ishte takuar me përfaqësues të kompanisë turke “Suzer & Nurol Group”.
Hidrocentrali i Skavicës është një ndër pikat kyçe të sistemit energjetik shqiptar. I gjendur mbi HEC-in e Fierzës, në majën e kaskadës së Drinit, Skavica është parashikuar të jetë rregullatori i gjithë kaskadës.

Subscribe to RSS - Skavica