situata

Mogherini nuk fshihet: Situata në Ballkan është e tensionuar

Postuar në 06 Mars, 2017 11:39

Përplasjet politike në Maqedoni,  problemet me bojkotin e opozitës dhe trafikun e drogës në Shqipëri, situata e trazuar politike në Mal të Zi dhe mosgjetja e konsensusit për demarkacionin në Kosovë, e bëjnë Ballkanin një rajon që mund të rrëshkasë kollaj në tensione dhe përplasje të dhunshme. Konstatimi është konkret dhe ka mbarritur tashmë edhe në zyrat e BE-së.

Me çfarë do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën?

Postuar në 27 Janar, 2017 11:22

Politika e ditës po jep shoun e vet për tensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe i fundit që ka lëshuar xhevahirin e radhës është ambasadori ynë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Sipas  tij shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë dhe reagimi që mund të vijë në ndihmë të vëllezërve nga Kosova do të jetë alla shqiptarçe.

"Edi ynë" online dhe receta e qeverisë për situatën: Shmangni grumbullimet!

Postuar në 10 Janar, 2017 13:18

Në një stil byroist, kryeministri  Edi Rama  mblodhi këtë të martë Zyrën Operacionale të Emergjencave Civile për të diskutuar mbi situatën më të fundit të motit dhe atë të gjendjes gripale në vend. Një teleprovë sesi funksionon në termat modernë modeli i qeverisjes on line “ne për ju”, ku ministrat raportojnë te shefi si janë përmbushur detyrat që u janë ngarkuar. Dhe populli në këtë rast ka mundësinë të provojë me zë dhe me figurë se kush është shefi dhe kush janë shërbëtorët e tij, sepse për raportimin e situatës në terren është vetë dëshmitar.

Kokëdhima: Situata me drogën më keq se në kohën e Berishës, mund të na çojë në një tranzicion të përgjakshëm

Postuar në 28 Shtator, 2016 10:07

Perceptim apo realitet, situata me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit po i shërben Koço Kokëdhimës për të sulmuar qeverinë dhe ish-mikun e tij Edi Rama, i distancuar ndjeshëm nga -ish deputeti dhe botuesi Kokëdhima që pas heqjes së mandatit të deputetit nga Gjykatë Kushtetuese. I ftuar në emisionin Top Shoë, Kokëdhima foli për një situatë të kultivimit të kanabisit më të rëndë sesa në qeverinë Berisha dhe paralajmëroi tensione sociale nëse nuk do të merren masa për luftimin e fenomenit.

Nuk ka situatë për qeveri teknike, PD u frymëzua nga loja e LSI-së

Postuar në 05 Gusht, 2016 11:39

LSI bëri lojën e vet politike, duke shantazhuar Edi Ramën me qeveri teknike dhe më pas u tërhoq për të  relaksuar veten dhe kryetarin nga trysnia politike e reformës. Megjithatë Basha u përpoq të mbajë në këmbë kauzën e qeverisë teknike, por këmbët e urës të këtij aksioni duket se nuk kanë themele as vetë në PD. Genc Ruli, ish-ministër dhe deputet nuk sheh arsye që vendi të shkojë në qeveri teknike, duke lënë të kuptohet se kauza e PD-së është një lëvizje që kërkon të funksionalizohet në një kontekst të caktuar politik, i varur edhe nga marrëdhënia mes Ramës e Metës.

Pages

Subscribe to RSS - situata