sistemi

LSI: Në sulmin ndaj Ilir Metës, ka autorësi edhe Edi Rama dhe PS

Postuar në 02 Tetor, 2015 15:14

Koalicioni nuk ka probleme. Ai funksionon shumë mirë. Këto dy fjali i kemi dëgjuar disa herë së fundmi nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Dhe pavarësisht se duket e pasaktë, koalicioni mundet që të jetë duke funksionuar mirë. Por ajo që nuk po funksionon është zgjerimi me një pol i politikës shqiptare, që na pëlqen ose jo, aktualisht përfaqësohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ditët po ecin dhe në sfond është sfida e madhe e zgjedhjeve dhe e kodit zgjedhor.

Pazaret lokale dhe kriza e sistemit partiak

Postuar në 29 Shtator, 2015 16:52

Brenda dy javësh procedurat teknike për zgjedhjen e kryetarëve të qarqeve kanë prodhuar lajme interesante: në Shkodër PS e PD bashkuan votat kundër LSI, në Dibër e Gjirokastër PD dhe LSI bashkuan votat kundër PS, në Lezhë e Korçë e djathta nuk votoi kundër kandidatëve të majtës për drejtimin e qarkut. Janë vetëm disa prej shumë të dhënave të “aleancave të periferisë” fenomen që po merr shtrirje gjithnjë e më të madhe. Alibia e tyre është se nuk ka problem: çdo këshilltar e parti mund të marrë vendime lokale që lidhen me interesat e tyre lokale.

Kur një kryeministër nuk u shmanget dot pyetjeve. Vetëm fjalë të mira për Metën...

Postuar në 24 Shtator, 2015 16:00

 

Në pjesën e dytë të intervistës që kryeministri Edi Rama dha për televizonin Deutsche Welle, gazetari Tim Sebastian është përqëndruar tek raportet e tij me partenrin krysor në qeveri, Ilir Metën, duke i kujtuar atij se në vitin 2011 e ka cilësuar atë si shembullin e gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri. Por Rama ka pohuar se ka patur parasysh sistemin dhe jo njeriun.

Sistemi elektronik i Tatimeve gjobit masivisht bizneset, Cani kërkon falje

Postuar në 22 Shtator, 2015 10:40

90 për qind e bizneseve janë dënuar me gjobë nga Dega e Tatimeve për mosdeklarim në afat të deklaratave tatimore. Ministria e Financave ia njeh si gabim sistemit që ka nisur aplikimin që në muajin janar të këtij viti.
Në një relacion dërguar kuvendit, Ministria e Financave argumentoi se gjobat masive u prodhuan në periudhën kohore që përkon me përshtatjen e tatimpaguesve me sistemin e ri, ndaj është propozuar edhe falja e tyre.

Flet eksperti fiskal Genc Ramaj: Sistemi miks i ekonomisë shpëtimtari i krizës

Postuar në 18 Shtator, 2015 08:02

 

Merkel thirrje për një reformë themelore të politikës së Evropës për refugjatët: I gjithë sistemi duhet të rishikohet

Postuar në 05 Shtator, 2015 18:22

Megjithë kaosin BE-ja vazhdon të jetë thellësisht e ndarë lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve. “Deutsche Welle” thotë se kriza e refugjatëve po bëhet për Evropën një sprovë gjithnjë e më e madhe. Në Hungari pati përsëri skena dramatike. Nga Budapesti dhe zonat përreth u nisën të paktën 800 vetë - kryesisht sirianë - më këmbë drejt kufirit austriak. Ata thërrisnin në mënyrë të përsëritur “Deutschland”- dhe “Germany”.

Nishani: Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nuk preken, janë në shërbim të politikës

Postuar në 11 Gusht, 2015 20:24

Në një intervistë për ADN (Albanian Daily News) Presidenti Bujar Nishani ka përshkruar punën e institucionit të tij në një atmosferë injorimi dhe tejkalimi të përcaktimeve kushtetuese nga ana e qeverisë. Nishani akuzon se është mënjanuar qëllimisht prej shumicës. Sipas Nishanit, “Presidenti i Republikës ka edhe një detyrë shumë të rëndësishme e cila në jetën e përditshme kalon si “e pa dukshme” por ka një rëndësi fondamentale: balancimin e pushteteve.

Pages

Subscribe to RSS - sistemi