siria

Putin dhe Erdogan mbyllin çështjen e Sirisë

Postuar në 25 Shtator, 2017 18:45

Presidenti rus Vladimir Putin pati të hënën një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë Rexhep Tagip Erntogan gjatë së cilës ranë dakord të takohen në Ankara më 28 shtator, njoftoi Kremlini.
Gjatë bisedës të dy udhëheqësit "u pajtuan për të vazhduar shkëmbimin në thellësi të pikëpamjeve mbi çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe"- tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se komunikimi telefonik ishte iniciativën e palës ruse. 

Perëndimi i ISIS dhe aktualizimi i një krize edhe më të rëndë: Çështjes kurde

Postuar në 21 Gusht, 2017 12:05

Egjipti është aktori më i ri në skenën siriane. Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se Kajroja ka marrë leje nga sauditët dhe rusët për të negociuar një marrëveshje mes rebleëve dhe regjimit të Damaskut, duke arritur që të konkludojë armëpushimin në lindje të Damaskut dhe në veri të Homsit. Gazeta komenton se nga perspektiva izraelite, çdo koniunkturë që frenon dhe minimizon ndikimin Iranian në Siri, është pozitive. Egjipti nga ana e vet është partner me Telavivin në luftën kundër terrorizmit në Sinai.

Assad fiton, SHBA ndërpret ndihmën dhe mbështetjen për rebelët sirianë

Postuar në 20 Korrik, 2017 18:01

Politika amerikane bën një tjetër hap mbrapa në Siri në raport me objektivat e vëna nga administrata Obama. Agjencitë kryesore të lajmeve njoftojnë se administrata Trump ka vendosur që të ndërpresë programin sekret të mbështetjes së rebelëve që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad. Sipas disa zyrtarëve që citohen në mënyrë anonime, vendimi ka ardhur në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe si pasojë e faktit se Rusia dhe Irani ja dolën që të mbajnë në pushtet Assad, pavarësisht të gjithave.

“Assad mund të qëndrojë”

Postuar në 16 Korrik, 2017 13:31

Kështu citohet të jetë shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron, pas bisedimeve me presidentin amerikan Donald Trump. Macron madje, ka shtuar se “Franca e ka ndryshuar doktrinën e vet për Sirinë”, duke shtuar se tani synimi është asgjësimi i grupeve terrosite kudo që ndodhen. Në fakt këtë thotë edhe Donald Trump, duke sugjeruar kështu se Assad, presdidenti sirian nuk shqetëson më kënd në Perëndim.

OKB u "hap derën" kurdëve për diskutimin e Kushtetutës së re të Sirisë

Postuar në 11 Korrik, 2017 10:33

Një tjetër dritë jeshile për kurdët dhe aspiratën e tyre për pqrfaqësim politik.  Në një intervistë për agjencinë ruse, Ria Novosti, cituar nga Reuters, i dërguari i OKB në Siri, Staffan de Mistura, ka deklaruar se kurdët e Sirisë nuk duhen përjashtuar nga hartimi i kushtetutës së re të Sirisë. 

SHBA heq dorë nga likujdimi i Assad: "Fati i tij në dorë të Rusisë'

Postuar në 03 Korrik, 2017 14:18

Uashingtoni duket se është dorëzuar në Siri. Të paktën sa I përket presidentit Assad, administrata e Donald Trump nuk ka më qëndrimet e pararendëses së saj duke pranuar se për të vendos Rusia. Revista “Foreign Policy” shkruan sot për një bisedë private mes sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, zhvilluar në Departamentin e Shtetit javën e shkuar, në të cilën Tillerson ka pranuar se fati i Assad është në duart e Rusisë.

Me qetësi dhe sukses: Assad shfaqet si imazh në kartëmonedhën siriane

Postuar në 02 Korrik, 2017 21:52

Bashar al –Assad, presidenti aktual i Sirisë është shfaqur në një prerjes kartëmonedhe si imazh parësor i saj. Imazhi i tij është vendosur në një bankënotë 2000 paundëshe, e cila sipas Guvernatorit të Bankës siriane, Duraid Durgham, ka qenë printuar vite më parë, por hedhja në qarkullim u shty për arsye të ndryshme. Bankënota është ekuivalente me 4$ sipas kursit aktual dhe në ndryshim nga i ati, Hafez, që u shfaq në monedha, Bashari, ecën më tutje, tek kartëmonedha.

Iraku deklaron rënien e Shtetit Islamik

Postuar në 30 Qershor, 2017 09:19

8 muaj luftë urbane dhe më në fund trupat e qeverisë irakene kanë marrë pjesën më të amdhe të Mosulit dhe xhaminë e rrëuar al-Nuri. Shteti Islamik ka humbur kështu atë që konsiderohej de facto si kryeqyteti i tij, ndërkohë që beteja e Mosulit pritet të përfudojë këto ditë.

Goditja e parë e SHBA ndaj forcave siriane, rrëzohet një avion i Damaskut zyrtar

Postuar në 19 Qershor, 2017 09:16

Forcat e koalicionit antiterrorist në Siri që drejtohet nga SHBA kanë rrëzuar dje një avion bombardues të forcave siriane. Sot SHBA kanë pranuar se kanë rrëzuar avionin në fjalë duke shpjeguar se goditja u bë me qëllim që të shmangej bombardimi i forcave opozyrare të njësisë Forcat Demokratike Siriane, të cilat mbështeten nga SHBA. Bombardimi i avionit do të ndihmonte trupat qeveritare që të përparonin drejt Tabaqh, ku janë pozicionuar rebelët sirianë. Po kështu përfaqësues të koalicionit kanë kontaktuar palën ruse për të mos lejuar acarimin e mëtejshëm të situatës.

Turqia ndërton 700 km mur në kufirin me Sirinë. Së shpejti mur edhe në kufi me Iranin

Postuar në 15 Qershor, 2017 12:50

Turqia ka përfunduar ndërtimin e një muri 700 km të gjatë në kufirin me Sirinë. Sipas ministrit turk të mbrojtjes, Fikri Işık, një mur i ngjashëm do të ndërtohet edhe në kufirin me Iranin në lindje të vendit dhe ai synon ndalimin e penetrimit të terroristëve. Muret janë pjesë e asaj që ministri e quajti sistem i integruar mbrojtjeje që përfshin mure, sistem ndriçimi, kamerash dhe përdorim dronesh dhe sistemesh më të gjera mbikëqyrjeje.

Pages

Subscribe to RSS - siria