shperthimi

Të pathënat e Gërdecit

Postuar në 15 Mars, 2016 11:33

Gazetarin amerikan, Guy Lawson që ka shkruar librin “Armët dhe Çunat” i botuar edhe në Shqipëri ka dhënë një intervistë për portalin Dritare.net, ku ka folur për implikimin e Fatmir Mediut, Shkelzen Berishës dhe ish- ambasadorit Withers në tregtinë e armeve, tragjedinë e Gërdecit, aksidentin e Kosta Trebickës dhe qëndrimin e Edi Ramës

Shpërthimi në Ankara, të paktën 27 të vdekur(video e shpërthimit)

Postuar në 13 Mars, 2016 19:33

Një shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin turk Ankara, ka lënë të vdekur të paktën 27 persona dhe 75 të plagosur. CNN Turk raporton pasojat nga vendngjarja ku mendohet se shpërthimi ka ndodhur nga një kamikaz me makinë. Shpërthimi i muajit të kaluar la të vdekur 29 persona.

Nevoja për spektaklin e shpërthimeve me C4 (Video)

Postuar në 05 Mars, 2016 19:28

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të shtunën prishjen e një objekti 4-katërsh në Sarandë. Shpërndarja e videove të tilla nisi qyshkurse Aleanca për Shëqipërinë Europiane mori drejtimin e vendit, duke u provuar me pamje shqiptarëve vendosmërinë për barazinë para ligjit. Spektakli me shpërthimet me C4, përfshiu disa ndërtesa në Tiranë dhe Vlorë, në kuadër edhe të programit të qeverisë për pastrimin e Shqipërisë nga ndërtimet pa leje. Ndonëse një shoë me difektet e veta, u pranua si një autoreklamë për t’i dhënë autoritet shtetit.

Një meteor me forcë sa bomba e Hiroshimës, shpërtheu këtë muaj në oqeanin Atlantik

Postuar në 24 Shkurt, 2016 18:19

NASA, agjencia amerikane e hapësirë, ka bërë të ditur se një meteor është përplasur në fillim të këtij muaji në oqeanin Atlantik. Meteori shpërtheu në datën 6 shkurt, ora 14:00 në distancë 1000 km nga Brazili. Forca shpërthyese u llogarit në 13 kilotonë, e barabartë me bombën e Hiroshimës. Diametri i objektit në djegie atmosferike ishte 18 m, por forca e madhe. Ka një debat aktualisht nëse NASA nuk njoftoi, apo nuk e identifikoi dot objektin. 

Shpërthim i madh në qendër të Ankarasë

Postuar në 17 Shkurt, 2016 18:26

Një shpërthim i madh ka ndodhur në kryeqytetin turk, Ankara, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën të paktë 5 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë. Shpërthimi i shoqëruar nga një shtëllungë tymi ka ndodhur në “Eskişehir Avenue”  dhe mendohet se kishte për shënjestër personelin ushatrak që ndodhej në disa autobuzë. Shpërthimi ka ndodhur ndërkohë që mjetet po mbërrinin afër një godine ushtarake ne qytet.

Greqia nuk gjen qetësi, shantazh dhe bomba anarkistëve, mesazhe të drejtëpërdrejta për Cipras

Postuar në 09 Nëntor, 2015 11:29

Një shpërthim bombe në një lagje të Athinës ka shkaktuar vetëm dëmtime materiale. Bomba shpërtheu të hënën paradite në një vilë të braktisur në lagjen Marusi, ku strehoheshin prej kohësh elementë anarkistë.
Tri makina që ishin parkuar aty afër u shkatërruan plotësisht, ndërsa u dëmtuan edhe godina fqinje, si dhe u thyen vitrina dyqanesh.
Asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur porova materiale.

Zbulohet një strukturë kozmike që “nuk duhet të ekzistonte”

Postuar në 08 Gusht, 2015 06:59

Astronomët besojnë të kenë zbuluar një strukturë të përbindshme kozmike, që konsiston në një unazë galaktikash me madhësi 5 miliardë vjet dritë diametër. Ajo ndodhet 7 miliardë vjet dritë larg dhe u zbulua përmes dedektimit të shpërthimeve të rrezeve gama. Nëse ky “objekt” do të rezultojë me të vërtetë një strukturë kozmike, atëherë me siguri modelet kozomologjike të deritanishme do të duhet të rishikohen. Shpërthimi i rrezeve gama ndodh kur një yll arrin fundin e vet dhe pas implodimit të tij formohet një vrimë e zezë. Një sasi shumë e madhe energjie shpërthen në formën e rrezeve.

Pages

Subscribe to RSS - shperthimi