shoqeria civile

“Shoqëria civile nuk përfaqëson asgjë. Mbetjet radioaktive, muhabet kot”

Postuar në 05 Tetor, 2016 12:02

Fatos Klosi, kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore i është kthyer sot rolit të vet prej propagandisti “vullnetar” të cilin e luan me virtuzozitet që nga ikja prej detyrës së shefit të Shërbimit Sekret. Ai i ka dhënë një intervistë gazetës “shqiptarja.com” ku në cilësinë e fizikanit dhe të drejtorit të Agjencisë, jep garanci se “ky muhabeti i plehrave është kot”.

Presidenti kërkon hetim ndërkombëtar për ndërtimet te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës

Postuar në 26 Maj, 2016 17:21

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka iniciuar një kërkesë për hetim ndërkombëtar për ndërtimet në Parkun e Liqenit të Tiranës. Ky fakt ëhstë bërë i ditur prej vetë Nishani, gjatë një takimi të tij sot, me përfaqësues të shoqërisë civile, me kërkesë të këtyre të fundit.

Protestuesi që u kthye në “raketën” e bashkisë (Foto)

Postuar në 25 Maj, 2016 13:51

U identifikua si një nga aktivistët më të vendosur të shoqërisë civile kundër ndërtimit të  Këndit të Lodrave në Parkun e Liqenit Artificial. Madje sensi i tij i protagonizmit u fiksua në foto dhje pamje ku ai shfaqej teksa përleshej me policinë bashkiake në protestat e parkut apo kur duartrokitej pas lirimit nga komisariatet e policisë. Është fjala për Elian Taninin që në emër të shoqërisë civile denoncoi betonizimin e parkut, betejë të cilën e ndërpreu papritur.

Fotolajm/Kush ka vdekur, "Rilindja", apo shoqëria civile?

Postuar në 13 Mars, 2016 13:41

Kryeministri Edi Rama deklaroi në intervistën e fundit në "Opinion" se nëse shoqëria civile është ajo që proteston e që shfaqet në televizion, atëherë i duhen çuar lule te varri. Sot ka patur një reagim të tillë, ndonëse nuk dihet se kush e ka bërë.

Një protestë e "kontaminuar", por një çmim i denjë për Erjon Veliajn

Postuar në 21 Shkurt, 2016 21:48

Dikur ishte Lëvizja “Mjaft” që kundërshtonte me protesta të formave të ndryshme vendime apo nisma të qeverisë Nano në emër të shoqërisë civile. Drejtuesit kryesor të saj u katapultuan më vonë në politikë, me shembullin më tipik, kryetarin e lëvizjes Erion Veliaj, sot është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar në perspektivë i Partisë Socialiste apo emra të tjerë si Arbian Mazniku, Elisa Spiropali që u përzgjodhën nga kryeministri Rama për të çuar përpara programin e Rilindjes.

Pages

Subscribe to RSS - shoqeria civile