shoqata e Bashkive

Mbledhja e taksës së pronës nga OSHEE, Shoqata e Bashkive: Agjenti tatimor të caktohet nga Këshilli Bashkiak

Postuar në 20 Gusht, 2018 14:00

Shoqata e Bashkive ka kundërshtuar propozimin që taksën e banesës ta mbledhë OSHEE-ja përmes faturës së dritave. Përmes një letre të publikuar sot në gazetën “Panorama”, shoqata kërkon nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave që vendimin për caktimin e agjentit tatimor për mbledhjen e taksës ta ketë Këshilli Bashkiak. Po kështu vërejtje janë paraqitur edhe për komisionin prej 4% që I shkon OSHEE-së.

Dilema për Teatrin, Presidenti merr letër edhe nga Shoqata e Bashkive (Letra)

Postuar në 27 Korrik, 2018 10:34

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i ka drejtuar një letër presidentit të vendit, Ilir Meta, ku i kërkon që të kthejë edhe një herë në Kuvend ligjin për Teatrit që i hap rrugën shembjes së godinës.

Në këtë shkresë zyrtare ndër të tjera shkruhet se “Shoqata e Bashkive eshte e shqetesuar per nderhyrjen e pushtetit qendor ne kornpetencat e qeverisjes vendore. Qeveria, me fuqine dhe mekanizmat e saj, po krijon precedente te rrezikshem, duke nderhyre, imponuar per interesa te saj ne vendimarrjen e qeverisjes vendore, keshillave bashkiak dhe komunitetit”.

Subscribe to RSS - shoqata e Bashkive