sherri

Qeverisemi dhe drejtohemi nga fundërrinat

Postuar në 16 Nëntor, 2021 14:32

Salianji: Klotilda Bushka ka dyfishuar pasurinë këtu bashkë më bashkëshortin e saj. Ku shkoi ajo? A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë ialiane për Rezart Taçin, o kone, o kone mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ti.

Ndërhyn deputeti Erion Braçe.

Salianji: O kone mos më ndërprisni mua. Plehrë, qen, kone, zagar!

Ky përcillet të ketë qenë sot një ndër epsiodet e debatit parlamentar, i pasuruar padyshim me kllounerinë e Grida Dumës.

Pesë herë në Polici, herën e gjashtë denoncon te Berisha(video)

Postuar në 04 Shkurt, 2019 14:59

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku shihet që disa persona janë mbledhur në makinën e një qytetari dhe një prej tyre e dhunon. Berisha jep këtë sqarim që është sipas tij denoncim i vetë qytetari:

Zoti Berisha! Ju uroj te jeni mire dhe te na ndihmoni sa me shume dhe pse ne opozite.

“Kthim 25 vite mbrapa”

Postuar në 07 Mars, 2016 21:41

“Ajo që i ndodhi Blushit në Elbasan është ajo që i ndodhi Dritëro Agollit në vitin 1991, kur tha në Kongresin e Partisë së Punës: “Ne kemi gabuar dhe duhet të reformohemi”. Dritëroi e mbaroi fjalën, ndërsa Blushin se lanë të fliste, u agresua, e kërcënuan dhe nuk pati ndërhyrje. Të paktën Rama duhet të ndërhynte, ta linte të fliste. Është kthim mbrapa 25 vite, është fatkeqësi”. Kështu është shprehur sot në emisionin “Zululand” në “Tema Tv” Mark Marku, sipas të cilit Blushi po bën një hap pozitiv për politikën në tërësi, pasi po thyen monopolin e kryetarit. 

Tragjikomedia e këtij 21 janari

Postuar në 21 Janar, 2016 02:18

21 Janari erdhi përsëri dhe përsëri, për të pestën herë, po kujtohet ngjarja që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po kujtohet përsëri ajo pasdite kur u vranë ata të katërt. Ata protestues, që ashtu me çadrat nën sqetull dhe me duart në xhepa, meqenëse shiu kishte pushuar, në ato momente kur krisën armët po silleshin si kureshtarë. Atë 21 janar, si edhe shumë të tjerëve, atyre të katërve nuk ua mori mendja se plumbat që dilnin nga Kryeministria e Berishës drejtoheshin tek ata dhe mund t’u binin edhe mu në kokë.

Video/Urgjenca e Kardiologjisë në QSUT. Mjeku "sqarohet" me qytetarin

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 15:52

Raporton gazeta "Shëndeti": "Sot në QSUT, te urgjenca e kardiologjisë, një qytetar u zu me një mjek, i cili, sipas qytetarit, nuk i kishte dhënë të ëmës kujdesin e duhur. Një sherr që tregonlidhur me pasigurinë e mjekëve brenda në spital, por edhe për pakënaqësinë e qytetarëve, të cilët më pas çdo gjë e mishërojnë në dhunë. Si rrjedhojë, gjithçka përfundon në ofendime me "Kush je ti? Nga je ti? Se unë të ... ". Në fakt, nuk është folur asnjëherë për kriteret që duhet të plotësojnë njerëzit që merren me sigurinë dhe rendin nëpër spitale.

Subscribe to RSS - sherri