sherbimet publike

Kryeministrin ndoshta duhet ta informojnë më mirë

Postuar në 07 Janar, 2020 10:45

Shkruan sot kryeministri Edi Rama në Facebook:

Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjëndjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë.

Çmimi i ujit dhe koncepti për shërbimet publike

Postuar në 04 Gusht, 2017 10:39

Para dy vjetësh, kur mori detyrën, kryetari i Bashkisë së Tiranës miratoi rritjen e çmimit të biletave të transportit urban, ndërsa këto ditë, së bashku me Këshillin Bashkiak, vendosën rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Reforma në shërbimet publike? Preferohet më mirë “gjobitja e qytetarëve”, tenderi, apo biznesi me privatët

Postuar në 07 Shkurt, 2017 15:33

Qeveria aktuale ka propaganduar shumë atë që ajo e quan reformë në shërbimet publike. Dhe disa hapa janë hedhur, ndonëse ato janë në vazhdën e punëve të mëparëshme. Kështu licencat me një sportel dhe regjistrimi i biznesit me një sportel u mundësuan që në qeverisjen e Sali Berishës. Qeveria aktuale ka ndërmarrë dy nisma që synojnë thjeshtimin e ofrimit të shërbimeve publike dhe uljen e kostove: Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara dhe portali unik qeveritar E-albania.

Shteti që emëron oligarkët

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 20:16

Po vërehet një dukuri, me siguri që rrënjët i ka të thella në shoqërinë shqiptare. Dukuria e lidhjes së biznesit me përkrahjen qeveritare. Dhe kjo jo si një shtytje e brendshme e individit, për të promovuar veten e tij, mbi bazë të aftësive profesionale, menaxheriale dhe shfrytëzimit të mirë të mundësive për zhvillimin që ka një vend.

Anti-korrupsion? Filloni nga programi i transparencës

Postuar në 02 Shtator, 2016 10:37

Në mesin e muajit qershor pata rastin të vizitoj dy bashki, Durrës e Vlorë, me qëllim njohjen nga afër të raporteve të qytetarëve me administratën dhe mënyrës sesi trajtohen problematikat e tyre. Në Vlorë takova rreth 10 qytetarë, 7 prej të cilëve më rezultoi se kërkonin ndihmën e administratës për probleme, të cilat sipas ligjit të Informimit Publik dhe Programit të Transparencës në këtë ligj, do të duheshin të ishin zgjidhur nga banesa e tyre, online ose me postë, pa harxhuar kohë, mund e energji për radhë, pritje e debate me punonjësit e bashkisë.

Subscribe to RSS - sherbimet publike