shenjatv

2009-2019, dy projekte për Mini-Shengenin me dy fitues të ndryshëm

Postuar në 25 Dhjetor, 2019 14:37

 

Miti politik i Lidhjes

Postuar në 12 Korrik, 2018 16:49

Përkujtimi i përvjetorëve të Lidhjes së Prizrenit, më 10 Qershor, zë një vend qendror në veprimtaritë e Lëvizjes Vetëvendosje! Kremtimi i kësaj dite shënohet me fjalime, referate shkencore, ekspozita, koncerte, shpalosjen e flamurit kombëtar, vizita në muzeun e Lidhjes etj. Pika kulmore e veprimtarive të ditës është kur aktivistë të rinj ndezin nga një pishtar – një pishtar për çdo vit që ka kaluar që nga 1878-ta – dhe marshojnë nga kalaja deri në kompleksin muzeal të Lidhjes.

Kërcënimi rus, injorimi evropian dhe “panamerikanizmi” infantil

Postuar në 08 Prill, 2018 14:30

“Në njërën anë shungullon nga deti/Në tjetrën ulërin nga mali.” Me këto dy vargje fillon poezia “Monedha e Gentit” (1985), nga e cila më vonë lindi edhe drama me të njëjtin titull e me të njëjtën ide, atë të dilemës që mund të jetë edhe fatale, kur duhet të zgjedhësh ndërmjet dy rreziqeve. Sigurisht që nuk është e zakonshme që një analizë raportesh ndërmjet kombesh e shtetesh të fillohet me projeksione poetike, por kur gjërat janë të ngatërruara, ia vlen të tentohet që të ftohet në ndihmë të përkohshme edhe abstraksioni poetik. Kështu do të bëj kësaj radhe.

Subscribe to RSS - shenjatv