shekulli vi

Vullkani i Ilopangos mendohet se qëndron pas apokalipsit të shekullit VI e.s

Postuar në 25 Gusht, 2019 01:20

Një ekip kërkuesish nga universiteti Luteran i Kalifornisë pretendon se ka zbuluar burimin e ngjarjeve apokaliptike të shekullit VI të erës sonë: një megashpërthim vullkanik në Ilopango të El Salvadorit. Vlerësohet se ai ka qenë një ndër më të mëdhenjtë në 7000 vitet e fundit duke hedhur në atmosferë 10.5 milje kub shkëmb, e që është 100 herë më i fuqishëm se shpërthimi i famshëm i malit të Shën Helenës në vitin 1980 dhe disa herë më i fuqishëm sesa ai i malit Pinatubo në vitin 1991.

Subscribe to RSS - shekulli vi