Shehaj

Shënim: Rama e Shehaj, dy komunikime me publikun dhe asnjë komunikim real. Pse dalin xhanëm?

Postuar në 24 Gusht, 2015 17:17

Dy komunikime me mediat dhe/ose me audiencën e gjerë ditën e sotme, njëra e kryeministrit Rama në fb dhe tjetra e drejtoreshës së përgjithshme të tatimeve, Shehaj. Ramën e pyesin për largimet e mëdha të shqiptarëve dhe thotë se janë emigrantët tanë në Greqi që venë në Gjermani. Edhe një seri pyetjesh të tjera marrin përgjigje kodra pas bregut. Drejtoresha më e përfolur e administratës, ajo e tatimeve, nga ana tjetër njofton konferencë për shtyp, por lexon vetëm një deklaratë dhe ikën. Ndoshta për të përgënjeshtruar gojët e liga që mund të kenë thënë se ajo nuk di shkrim e këndim.

Pages

Subscribe to RSS - Shehaj