shba

Zvicra kundërshton SHBA: Nuk i ngrijmë Rusisë asete të tjera

Postuar në 12 Prill, 2023 12:57

Zvicra nuk do të bllokojë asete të tjera ruse, përtej fondeve të ngrira tashmë. Drejtoresha e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), Helene Budliger Artieda, në një intervistë për gazetën “Neue Zürcher Zeitung”, e argumentoi këtë me mungesën e provave se asete të tjera mund të jenë subjekt i sanksioneve.

Macron hedh grepat në mundësinë ekonomike kineze për Europën

Postuar në 09 Prill, 2023 16:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për rrezikun strategjik që i vjen Europës nga shndërrimi eventual i saj i një “dishepulli” të Amerikës në konfrontimet e kësaj të fundit me Kinën. Gjatë një interviste të dhënë në avionin presidencial francez – stil alla amerikana ky - në rrugën e kthimit nga Kina, Macron ka ritheksuar konceptin e “autonomisë strategjike” për Europën nën drejtimin e Francës, me ambicien e shndërrimit në një superfuqi e tretë.

"Tregtari i vdekjes", Viktor Bout, thirrje Trump: Ik nga SHBA se do të të vrasin!

Postuar në 08 Prill, 2023 17:24

Mediat në Rusi kanë publikuar një thirrje të pazakontë të bërë nga tregtari rus i armëve, Viktor Bout drejtuar ish-presidentit amerikan Donald Trump. Përmes një mesazhi në “Telegram” dërguar Trump, Bout, i dalë nga burgu vitin e shkuar në kuadër të një shkëmbi të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-ve, ka paralajmëruar Trump se jeta e tij është në rrezik.

Administrata Biden nuk do të ndalet vetëm duke ju hedhur në kompleksin industrial penitenciar. Ata do ju vrasin herë apo vonë përpara se të lejojnë që ju t’u dilni para

Pagesë 7 miliardë $ taksë "pasurie dhe dhuratash"

Postuar në 30 Mars, 2023 22:27

Një miliarder i panjohur rezulton mes të dhënave të Thesarit në SHBA. Mes raporteve të përditshme për transaksionet financiare, më 28 shkurt 2023, drejtori i asociuar i analizës së buxhetit në Penn Wharton Model Budget, John Ricco, gjeti diçka intriguese: qeverisë i është paguar një taksë për "pasuri dhe dhurata" në shumën prej 7 miliardë dollarësh.

Kjo është deri tani taksa më e madhe e pasurive dhe dhuratave që nga viti 2005.

SHBA neutralizoi opsionin strategjik Europë-Rusi

Postuar në 20 Mars, 2023 18:43

Një opinion i publikuar në “The Guardian” nga Jonathan Steele vë në dukje një temë të madhe debati në perëndim: fuqinë e Amerikës. Për t’u shënuar është paralelja që autori heq mes Luftës së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Irak dhe ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Të dyja ilegale dhe të dyja me pasoja katastrofike në jetë njerëzore.

E do Amerika dhe qeveria, por jo Shqipëria dhe PD

Postuar në 08 Mars, 2023 23:41

Takimet e Yuri Kim me përfaqësues të politikës ishin lajmi i ditës. Kështu u përcoll në disa media. Turi i ambasadores amerikane në seli të partive politike shqiptare. Zonja Kim ka takuar Damian Gjiknurin, numër dy i PS-së, Ilir Metën dhe Enkelejd Aliebeajn. 

SHBA dhe Irani rinisin diskutimet për çështjen bërthamore

Postuar në 06 Mars, 2023 13:41

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur negocimet diplomatike për çështjen bërthamore.

Turqia reagon ndaj diplomacisë së izolimit. Paralajmëron për kujdes qytetarët e vet në Europë dhe SHBA

Postuar në 29 Janar, 2023 14:44

Turqia ka lëshuar së fundmi paralajmërime për qytetarët e vet që udhëtojnë drejt SHBA dhe Europës.

Kam një parandjenjë se do kemi luftë me Kinën në vitin 2025

Postuar në 28 Janar, 2023 16:52

Një gjeneral i forcave ajrore amerikane, Mike Minihan, që drejton komandën e lëvizshme ajrore ka deklaruar se SHBA do të përfshihet në konflikt ushtarak me Kinën në vitin 2025.

Shpresoj ta kem gabim, por parandjenja më thotë se do të luftojmë në 2025-ën

është shprehur ai në një memo që është zbardhur nga “NBC News”.

Për ta përmbledhur: Edi dhiu Amerikën(edhe veten), apo Amerika e dhiu punën?!

Postuar në 27 Janar, 2023 18:46

Në Shqipëri nuk ka skandale që të mund të vënë në lëvizje opinionin publik. Cilido qoftë akti, ai tashmë do të ketë me vete dy interpretime në vend se të kishte një kërkesë: zbardhje e së vërtetës. 

Pages

Subscribe to RSS - shba