shba

Hakerimi i madh i Kinës

Postuar në 09 Tetor, 2018 00:59

Kina me gjasë ka kryer sulmin më të madh teknologjik ndaj SHBA-së ndonëse një gjë e tillë është mbajtur larg vëmendjes së publikut. Rasti në fjalë raportohet nga “Bloomberg” që shkruan se sulmi ka qenë i ndryshëm nga hakerimet e zakonshme në nivel softuerik.

Gjermania tenton edhe njëherë rikthimin e lidhjes speciale me SHBA

Postuar në 03 Tetor, 2018 11:50

Marrëdhënia transatlantike është në krizë. Kjo pohohet prej kohësh dhe madje për këtë kanë nisur të diskutohen disa ide. Të cilat nuk përjashtojnë edhe një shkëputjes mes SHBA-së dhe Europës.Por historia e afërt e të dy anëve të Atlantikut që i dha formë botës së pas Luftës së Dytë Botërore, është me shumë ndikim sa të injorohet njëherë e mirë. Një rol qendror në ristabilizimin e marrëdhënieve ka Gjermania e cila nuk e fshesh stresin e saj si vend që ndodhet sërish nën presionin e dyanshëm gjeopolitik.

SHBA kërcënon Rusinë me goditje ushtarake nëse vijon prodhimin e raketave me rreze të mesme

Postuar në 02 Tetor, 2018 16:53

Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë kërcënuar Rusinë se do ta godasin ushtarakisht nëse Kremlini nuk heq dorë nga zhvillimi i një sistemi raketor me rreze të mesme që ndalohet nga traktatet e Luftës së Ftohtë.

Deklarata është bërë nga ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, e cila ka bërë të qartë se Shtëpia e Bardhë po parashikon goditje ushtarake ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike.

"The Wall Street Journal": Konsensus SHBA-BE për ndarjen e Kosovës. Kundërshton vetëm Gjermania

Postuar në 30 Shtator, 2018 14:15

Gazeta e njohur amerikane “The Wall Street Journal” shkruan se SHBA dhe BE-ja mbështesin shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës duke kaluar tek ideja e kufijve etnikë. Sipas kësaj gazete vetëm Gjermania po e kundërshton këtë ide e cila është përaqfuar edhe nga Brukseli. Autorët citojnë një memo të autorizuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së sipas të cilës ideja amerikane e shkëmbimit territorial është e pranueshme.

Cila është politika e jashtme e SHBA?

Postuar në 25 Shtator, 2018 16:55

Agjencia ruse e lajmeve, Sputnik, citon në një raportim të vetin Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis të jetë shprehur se trupat amerikane do të qëndrojnë në Siri edhe pasi ISSI të jetë mundur.

Synimi ynë do të jetë që të stërvitim elementë lokalë të sigurisë për të parandaluar rikthimin e ISIS

Xhuljani optimist për përmbysjen e regjimit në Iran

Postuar në 23 Shtator, 2018 10:10

Rudi Giuliani, një prej avokatëve personale të presidentit amerikan Donald Trump ka kundërshtuar zërat se Uashingtoni nuk po ndjek një politikë që synon të provokojë një ndryshim të regjimit në Teheran.

Ai ka argumentuar se sanksionet Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit po shkaktojë probleme të mëdha financiare në Republikën Islamike dhe mund të çojnë në një "revolucion të suksesshëm".

Raporti i Konrad Adenauer: Rusia nuk ka asnjë ndikim në Shqipëri

Postuar në 19 Shtator, 2018 11:15

Fondacioni Konrad Adenauer ka publikuar një raport mbi ndikimet e aktorëve të jashtëm në Ballkanin Lindor. Fondacioni ka marrë në analizë marrëdhniet e vendeve të rajonit me lojtarët kryesorë të politikës ndërkombëtare, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Rusia dhe Turqia. 

Raporti thotë se pavarësisht influencave  nuk ka shenja serioze të një orientimi real më afatgjatë ndaj Turqisë, Rusisë apo Kinës, por vlerësohet se  BE dhe SHBA do të mbeten partnerët kryesorë  politikë të Shqipërisë.

Mesazh Moskës nga Shkupi

Postuar në 17 Shtator, 2018 10:16

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Amerikan, Xhejms Matis  mbërriti këtë të hënë në Shkup për të mbështetur referendumin e ardhshëm mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë, dhe ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të ndërhyjë.

Matis u shtohet zyrtarëve perëndimorë të që u ka bërë thirrje maqedonasve të votojnë në favor të ndryshimit të emrit në referendumin e 30 shtatorit, proces që sipas tij do të hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Shkëmbimi territorial Kosovë-Serbi, pjesë e strategjisë energjetike amerikane kundër Rusisë?

Postuar në 12 Shtator, 2018 16:44

Gazeta e njohur greke “To Vima” i kushton vëmendje marrëdhënieve greko-amerikane në një shkrim të vetin të datës 10 shtator. Tashmë nuk është më sekret se qeveria e të majtit radikal Alexis Tsipras, i ka rregulluar mirë pipëzat me Uashingtonin.

1.1 miliardë euro gjobë për Societe Generale. Goditja nga sanksionet e SHBA

Postuar në 11 Shtator, 2018 13:28

Banka e dytë më e madhe franceze, Societe Generale, do të duhet të paguajë 1.1 miliardë euro gjobë si pasojë e sanksioneve të SHBA-së. Radio France International raporton se banka në fjalë është ekspozuar ndaj disa padive gjatë kohëve të fundit dhe po lufton që të mbyllë çështjet e hapura.

Pages

Subscribe to RSS - shba