shba

Huawei dhe 5G provokojnë krizë në "marrëdhënien speciale" SHBA-Britani e Madhe

Postuar në 27 Janar, 2020 13:35

Teknologjia 5G duket se ka vënë në krizë edhe “marrëdhënien speciale” mes SHBA dhe Britanisë së Madhe. Presidenti amerikan i ka kërkuar personalisht kryeministrit britanik Boris Johnson që të tërhiqet nga vendimi për të lejuar gjigandin kinez Huawei në instalimin e rrjetit 5G gjithjë me pretendimet për kërcënime mbi sigurinë,

Dhënia e dritës jeshile Huaweit do të ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë kombëtare

Zarif: ShBA do të ikë nga Lindja e Mesme. Irani ka histori mijëvjeçare, nuk kemi ndonjë nxitim

Postuar në 26 Janar, 2020 22:23

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javar Zarif i ka dhënë së fundmi një intervistë gjermanes “Der Spiegel”. I pyetur gjerësisht mbi vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, Zarif ka deklaruar se ky akt ishte një gabim nga ana e ShBA që përllogaritën se do të përmirësonin pozitën e tyre në rajon. Sipas tij ka ndodhur e kundërta dhe për ShBA më keq do të bëhet, pasi siç tha Zarif njerëzit në Lindjen e Mesme janë të ngopur me sjelljen e ShBA. 

SHBA drejt tërheqjes nga roli i negociatorit për dialogun Prishtinë-Beograd

Postuar në 24 Janar, 2020 12:55

Emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me presidentin  serb, Aleksander Vucic, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund  të tërhiqen  nga ndërmjetësimi I dialogut nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen në një tryezë dhe të lëvizin drejt një marrëveshje.

Ç'u bë Minishengeni(që e mbështet SHBA me Gjermaninë)?

Postuar në 22 Janar, 2020 19:22

Kjo pyetje lind natyrshëm pasi idesë në fjalë që u trumbetua me kaq shumë bujë i ka humbur nami si spata pa bisht.

Të gjitha takimet e bëra që në nisjen e saj, u propaganduan me të madhe, në Tiranë erdhën Vuciç dhe Zaev me Gjukanoviçin, u premtua liri lëvizjeje, 1.2 miliardë euro, bashkëpumim, tregëti etj.. Por asgjë nuk duket se ka lëvizur nga vendi. Përveç kësaj ka një heshtje të pashpjegueshme në Tiranë rreth kësaj ideje, ndërkohë që nëse bashkëpunimi rajonal i shërben integrimit europian, aktorëve në lojë do t’u interesonte që ta mbanin gjallë nismën e Minishengenit.

SHBA, mesazh Greqisë: Me Turqinë të bisedohet!

Postuar në 21 Janar, 2020 15:10

Administrata amerikane e Donald Trump ka bërë të ditur se nuk do të sakrifikojë raportet me Ankaranë zyrtare as për një projekt të madh si gazsjellësi EastMed. Përveç qëndrimit ambig të presidentit Trump për këtë çështje, gjatë vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në SHBA, edhe këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien ka përsëritur qëndrimin, duke kërkuar nga Greqia të mos përshkallëzojë politikën e vet.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, O’Brien ka thënë se SHBA inkurajon bashkëpumimin.

Merkel-Putin: Nord Stream do të bëhet edhe pse nuk do SHBA

Postuar në 12 Janar, 2020 12:55

Mediat e ndryshme shkruajnë për dakordësinë mes Gjermanisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit Rryma Veriore 2(Nord Stream 2) brenda vitit 2021. Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte në Rusi dhe gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin Vladimir Putin deklaroi se:

Shpresoj se në fund të këtij viti, apo në 4 muajt e parë të vitit tjetër puna do të jetë mbaruar dhe gazsjellësi do të fillojë të punojë

Ajo e ka cilësuar projektin si tërësisht ekonomik, ndaj si i tillë ai nuk duhet paragjykuar.

ShBA “mungon” në Mesdhe. Me bllokun “antiturk” bashkohet vetëm Franca

Postuar në 08 Janar, 2020 22:13

Në rrugën e Erdogan qëndrojnë vetëm fuqi rajonale. Memorandumi i Turqisë me qeverinë libiane të Tripolit për delimitimin e ujërave detare nuk ka sjellë mobilizimin diplomatik të ShBA siç pritej së paku nga Qipro dhe Greqia. 

Takimi i fundit i kryeministrit Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump u provua si i papërmbushur në objektivin e arritjes së mbështetjes së pakushtëzuar amerikane për synimet dhe interesat greke. Trump nuk ka shprehur asnjë qëndrim të prerë në këtë drejtim duke e lënë fushën bosh dhe me aktorë që nuk janë në gjendje ta kërcënojnë presidentin turk. 

SHBA-Iran, luftë deklaratash. Spekullimi: Irani shmangu qëllimisht viktimat në bazat amerikane

Postuar në 08 Janar, 2020 18:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar publikisht se nga sulmi i Iranit në bazat e SHBA në Irak nuk ka asnjë viktimë. Zoti Trump ka folur me një gjuhë që ngjan me atë që u tregon diçka fëmijëve:

Gjuhë shantazhi me incidentet e së shkuarës

Postuar në 07 Janar, 2020 11:47

Qeveria amerikane i ka refuzuar vizën hyrëse ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif që do të fliste në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lajmi raportohet nga mediat ameriakne sipas të cilave misioni iranin në OKB po pret sqarime rreth këtij vendimi.

Nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar as nga SHBA as nga OKB rrethe vizës së ministrit Zarif

Video/Protesta kundër luftës në SHBA

Postuar në 05 Janar, 2020 15:39

Pages

Subscribe to RSS - shba