serbia

Weller: Lajçak mban anën e Serbisë, Kosovës i falet humbja e besimit te BE-ja   

Postuar në 15 Qershor, 2023 22:24

Prof. dr Marc Weller, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare dhe i Studimeve Kushtetuese Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit, analizon arsyet e bllokimit të negociatave të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Weller kritikon rolin e Mirosllav Lajçak, si lehtësues i dialogut në emër të Bashkimit Europian. Sipas tij, në cilësinë e udhëheqësit të dialogut, Lajçak (të cilit gjatë analizës i referohet si Lehtësuesi) ka qenë i pabalancuar dhe kjo rrezikon vazhdimin e procesit, pasi po humbet besimi te BE si faktor ndërmjetësues në dialog.

Raportim për rrëmbim të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe

Postuar në 14 Qershor, 2023 16:03

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot se forcat policore serbe kanë rrëmbyer tre punonjës të policisë së Kosovës në thellësi të territorit të vendit.

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar në 08 Qershor, 2023 00:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht tension është skualifikimi i tezës së shkëmbimit të territorit, eufemizëm për ndarjen e Kosovës siç tha ai, dhe fakti se Beogradi nuk do të zbatojë marrëveshjet e arritura sepse në thelb ato implikojnë njohjen de facto.

Beogradi i kthehet metodave të vjetra: tranziti përmes Serbisë, i pasigurtë për shqiptarët

Postuar në 07 Qershor, 2023 21:43

Protestat e serbëve në veri kanë bërë shtuar rrezikun për qytetarët e Kosovës, të cilët zgjedhin Serbinë të kalojnë nëpër të. Për mediat e Kosovës, disa prej tyre kanë rrëfyer se janë keqtrajtuar dhe arrestuar nga autoritetet serbe. Ka nga ata që keqtrajtohen edhe pasi paguajnë ryshfet.

Serwer: Blinken nuk tha asnjë fjalë për vendosjen e ushtrisë serbe në kufi

Postuar në 31 Maj, 2023 22:52

Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, kritikon qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj situatës në veri të Kosovës.

Sipas Koha.net, Serwer thotë se SHBA po përpiqet të qetësojë Beogradin, me shpresën se presidenti Vuçiç do t’i braktisë lidhjet e tij në rritje me Rusinë dhe Kinën, ndërsa nga ana tjetër Departamenti i Shtetit ka vendosur t’i bëjë presion ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

"Përshkallëzimi në veri të Kosovës, strategji e Perëndimit"

Postuar në 30 Maj, 2023 19:58

Kreu i komisionit parlamentar serb për Kosovë-Metohi, Millovan Drecun, thotë se Albin Kurti ka pasur mbështetjen e shteteve të Quintit për veprimet e tij më të fundit në veri të krahinës.

Drecun: Hapja e urës së Mitrovicës, rrezik për dëbimin e serbëve

Postuar në 02 Maj, 2023 14:42

Vendimin e Prishtinës zyrtare për të hapur për qarkullim urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicën e Veriut, në Serbi e shohin si kërcënim. Millovan Drecun, i cili drejton komisionin parlamentar serb për Kosovë-Metohi, thotë se mbi Ibër janë disa ura të tjera të kalueshme, por Ura e Mitrovicës është më e rëndësishmja.

Zelli i veçantë për të mirëkuptuar Serbinë

Postuar në 28 Prill, 2023 19:45

Në një deklaratë të tijën në Greqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha ndër të tjera se Serbisë nuk i duhet bërë presion për sanksionet ndaj Rusisë, për shkak se Serbia varet nga gazi rus. Ky është një argument komod. Mirëpo edhe Gjermania varej nga gazi rus, edhe Hungaria, edhe Ukraina, e megjithatë askush nuk pësoi kolaps për shkak të sanksioneve.

Ndryshime "të thella dhe substanciale" në Politikën e Jashtme të Serbisë

Postuar në 26 Prill, 2023 09:59

Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka njoftuar ato që Iiquajti “ndryshime të thellla  dhe substanciale” në politikën e jashtme të Serbisë. Duke marrë shkas nga vota pro Kosovës në Këshillin e Europës, Vuçiç ka reaguar personalisht duke folur nga një mbledhje qeverie ku siç raportojnë mediat serbe “ishte i ftuar nga kryeministrja Ana Brnabiç”.

Vetëizolimi retorik i Vuçiç

Postuar në 23 Prill, 2023 13:18

Presidenti serb Alexander Vuçiç po merr pëherë e më tepër rolin e një luftëtari për pavarësinë e vërtetë serbe, duke u ndeshur verbalisht me Perëndimin që sipas tij e ka vënë Serbinë në një pozitë të vështirë llogardhënieje. Thuajse çdo javë, z. Vuçiç u pësërit serbëve se e gjitha kjo po ndodh për shkak të politikës së pavarur të Serbisë, të cilën ai e mbron me çdo kusht, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç përsërit parreshtur këngën se integrimi europian nuk ka alternativë për Beogradin.

Pages

Subscribe to RSS - serbia