serbia

"Sinergji tregjesh mes Serbisë dhe Shqipërisë"

Postuar në 29 Nëntor, 2017 22:11

Kompani të p[ërbashkëta dhe një treg nëse është e mundur. Këtë mund të arrijë Serbia dhe Shqipëria dhe që duhet ta synojnë sipas presidentit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marco Cadez. Në një intervistë për agjencinë serbe “B92”, ai nënvizon si hap pozitiv vendosjen e komunikimit që rrëzon disa barriera që kanë mbajtur të dyja vendet në distancë.

Solidarizim me Ratko Mlladiç nga Kisha Serbe dhe nga Rusia

Postuar në 24 Nëntor, 2017 15:02

Dënimi me burgim të përjetshëm i Ratko Mlladiç nga Gjykata e Hagës ka provokuar reagime në Serbi. Si një vend dhe popull që ka gjykimin e vet për luftëtat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët i shohin këto vendime si akte padrejtësie. Patriarku i Kishës Ortodokose Serbe, Irinej, ka shkuar edhe më larg. Sipas tij, vendime të tilla janë vepra të djallit, kurse serbët vuajnë pasojat. Irinej ka folur për tablodin Alo, por prononcimi i tij është marrë edhe nga agjencia e lajmeve Tanjug. 

Zona Ekonomike Rajonale konkretizohet në vitin 2023

Postuar në 23 Nëntor, 2017 20:21

Plani i Veprimit për krijimin dhe funksionalizimin e një Zone Rajonale Ekonomike do të nisë të zbatohet në vitin 2023. Në kuadër të vendimeve të marra në Samitin e Triestes, më 31 tetor është zhvilluar në Bruksel takimi mes Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumit të Dhomës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. 

Zgjerimi i BE-së, Mali i Zi dhe Serbia janë prioritet

Postuar në 20 Nëntor, 2017 14:25

Përfshirja e Rusisë në politikën malazeze ka prodhuar paradoksin e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së. Sipas ish-ministrit të Jashtëm slloven, Ivo Vajgl, zgjerimi drejt Europës Juglinore ka fituar prioritet pas zhvillimeve në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën

Postuar në 16 Nëntor, 2017 12:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur. 

“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.

“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.

Këshilltari i Edi Ramës, pro shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar në 16 Nëntor, 2017 09:56

Media të ndryshme në Kosovë përcjellin lajmin e një interviste të Shkëlzen Maliqit, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, për mediat serbe. I cituar nga mediat kosovare, Maliqi ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, kjo politikë kushtëzohet nga njohja e Kosovës nga Serbia, pasi përndryshe nuk ka sesi të kryhet shkëmbimi i territoreve që përfshin Veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës.

Serbia percepton izolim ndërkombëtar pas intervistës së Izetbegoviç

Postuar në 15 Nëntor, 2017 08:58

Beogradi zyrtar nuk e ka përtypur dot deklaratën e presidentit boshnjak, Bakir Izetbegoviç për Kosovën, dhënë gjatë një interviste për Deutsche Welle. Izebegoviç deklaroi se Bosnja do ta njohë Kosovën, por se këtë gjë e ndalon Republika Srpska. Më vonë Izetbegoviç e ndryshoi  qëndrimin duke u shprehur se ai “shpreson se Sarajeva do ta njohë Kosovën”.

Njohja e Kosovës, temë debati brenda presidencës boshnjake

Postuar në 14 Nëntor, 2017 09:08

Kosova është kthyer në një temë debati brenda presidencës boshnjake. Anëtari boshnjak I saj, Bakir Izetbegoviç, i tha agjencisë gjermane “Deutsche Welle” se njohja e Kosovës duhet të kishte ndodhur tashmë, por sipas tij janë përfaqësuesit serbë ata që e bllokojnë një gjë të tillë.

“Përpjekjet tona për të bërë këtë kanë krijuar probleme brenda Bosnje-Hercegovinës”, tha ai. I pyetur nëse Bosnje-Hercegovina do ta njihte Kosovën, ai u përgjigj në mënyrë pohuese.

"Koha për shkëmbim vizitash Meta - Vuçiç"

Postuar në 11 Nëntor, 2017 11:49

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i ka dhënë së fundmi një intervistë revistës “Cord”. Intervista konsumon deri diku të gjithë pikëpyetjet që kanë të bëjnë me raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë, nisur nga standardi i ri i vendosur me vizitën e Edi Ramës në Serbi, në vitin 2014. Boçka e cilëson këtë moment si pikë kthese, si një “moment politikë domethënës vendosmërie në kapërcimin e pengesave që ekzistojnë për një kohë të gjatë”.

Presioni amerikan, serbët kërkojnë ndihmën e BE

Postuar në 08 Nëntor, 2017 10:58

Deklarata e zv/ndihmës sekretarit amerikan, Hojt Brijan Yee javën e kaluar në Beograd se Serbia nuk do të përparojë në rrugën e saj drejt europiane nëse nuk heq dorë nga lidhjet e saj me Rusinë shqetësoi jo pak udhëqjen politike të Serbisë.  

Agjencia Beta ka publikuar një përgjigje të autoriteteve të BE-së pas pyetjes se duke marrë parasysh deklaratën e Yee, në cilën masë Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në afrimin e BE-së me Serbinë, duke pasur parasysh se kuadri ligjor dhe politik për këtë janë negociatat e nëtarësimit të Serbisë.

Pages

Subscribe to RSS - serbia