serbia

Mediat serbe: 10 vende do të tërheqin njohjen për Kosovën

Postuar në 02 Gusht, 2021 15:44

Mediat serbe raportojnë sot se Beogradi zyrtar ka marrë garanci të forta se 10 vende do të tërheqin njohjen e tyre për Kosovën. Lajmi është shpërndarë nga gazeta “Politika” sipas të cilës vendet që kryesisht do të tërheqin njohjen janë nga Azia dhe Afrika.

Gazeta në fjalë citon një përfaqësues të Qendrës për Stabilitet Social, Predrag Rajiç sipas të cilit shkak për tërheqjen e njohjeve është kryesisht vendimi i Prishtinës zyrtare për zhvendosjen e ambasadës së vet në Jeruzalem.

Serbia dhe Kroacia në "sherr" për Nikola Teslën

Postuar në 26 Korrik, 2021 14:49

Nismën e Kroacisë për të vënë imazhin e shpikësit të famshëm Nikola Tesla në monedhat e saj euro, Serbia nuk e ka pritur mirë. Banka Qendrore Serbe tha se do ta çojë çështjen në BE.

Nikola Tesla, serb i lindur në Kroacinë e sotme në 1856 kur vendi ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze, është krenari për të dy vendet, lidhjet e të cilave kanë qenë të ftohta që nga shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë së dikurshme.

Si Zagrebi, edhe Beogradi pretendojnë se pionieri i inxhinierisë moderne elektrike është i tyre.

Dy klane malazeze trondisin politikën serbe. Vuçiç: Mund të më vrasin, por asgjë nuk do të ndryshojë

Postuar në 25 Korrik, 2021 12:40

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ka njoftuar se aid he qeveria do ta shtypë mafien në vend. Në të vërtetë Vucic i është referuar disa problemeve serioze të rendit publik dhe trafikut që kanë kulmuar me vrasje spektakolare në Beograd dhe që sipas tij e kanë origjinën në luftën e klaneve në Malin e Zi.

Ky është një konflikt mes dy klaneve, diçka që u importua në Serbi nga Mali i Zi, kjo është një luftë mes klaneve Kavac dhe Skaljari

ka thënë kreu i shtetit serb.

"Si e mbrojti CIA Gjukanoviçin nga Serbia"

Postuar në 20 Korrik, 2021 14:04

Ish-ambasadori i SHBA në Malin e Zi, Kroaci dhe Bullgari, William Montgomery, thotë se një ekip i CIA-s ka qenë i vendosur për ca kohë në qytetin kroat Cavtat.

Sipas tij, detyra kryesore e kësaj njësie të CIA-s ishte të mbronte presidentin e atëhershëm dhe aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nëse presidenti i atëhershëm i RFJ-së, Sllobodan Milosheviç, vendoste ta sulmonte.

Si u bë Serbia depozita e energjisë ndotëse të Kinës

Postuar në 17 Korrik, 2021 21:21

Në fund të vitit 2015, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në atë kohë kryeministër, ishte i ftuar në televizionin kombëtar, RTS. Kur u pyet nga moderatorja Olivera Joviceviç pse kinezët janë të interesuar të investojnë në Serbi, Vuçiç u përgjigj në mënyrën e tij tipike: “Sepse ata kanë interesat e tyre. Për shkak se ata duhet të mbyllin një pjesë të fabrikave të tyre të farkëtimit dhe çelikut. Mendoj se kjo bëhet për shkak të ajrit të pastër, për të cilin nuk kam njohuri të mjaftueshme, të jem i sinqertë. Dhe pse duhet të shqetësohem për këtë?

“Europa nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin”

Postuar në 11 Korrik, 2021 15:56

Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e të mos qenit e aftë të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës, thanë zyrtarët më të lartë të BE-së sot, në ditën kur përkujtohet masakra më e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Serbia ndryshon Kushtetutën, Kosova nuk lëviz nga Preambula

Postuar në 11 Qershor, 2021 17:52

Kosova do të mbetet në premumbëln e Kushtetutës së Serbisë që pritet të ndryshojë në kuadër të atij që quhet si Plani i Veprimit për Kapitullin 23. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja serbe e Drejtësisë, Maja Popoviç gjatë një interviste në Tv Prva ku ajo ka folur për krijimin e një sistemi të sigurisë juridike.

Serbia tërheq ambasadorin në Poloni

Postuar në 21 Maj, 2021 13:25

Serbia ka tërheq ambasadorin e saj në Poloni. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Shkak për shkarkimin është bërë përfshirja e ambasadorit Nikola Zurovac në nënshkrimi i një letre mbështetëse për komunitetin gei në Poloni. Zurovac ka hedhur firmën së bashku me 40 ambasadorë të tjerë, pa u konsultuar fillimisht me Beogradin.

Banka Europiane e Investimeve financon gazsjellësin ndërlidhës Bullgari-Serbi

Postuar në 20 Maj, 2021 16:40

Serbia synon të bëhet lider në rajon për shpërndarjen e gazit. Një marrëveshje financiare që firmoset sot me Bankën Evropiane të Investimeve, do t’i hapë rrugën ndërtimit të linjës së gazit Nish - Dimitrovgrad - Bullgari.

Projekti pritet të ketë përfunduar në mes të vitit 2023.

Ky gazsjellës do të mundësojë që gazi të hyjë në Serbi edhe nga drejtime të tjera, duke përmirësuar kështu sigurinë e furnizimit.

Presidenti çek u kërkon falje serbëve për bombardimet gjatë luftës së Kosovës   

Postuar në 18 Maj, 2021 15:48

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës. Zeman e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u prit fillimisht nga homologu Aleksander Vuçiç. Presidenti çek tha se vendi i tij dhe Serbia kanë qenë tradicionalisht vende mike, por kjo miqësi u tradhtua përgjatë historisë.

Pages

Subscribe to RSS - serbia