serbi

Volkswagen largohet nga Ukraina. Zhvendosja në Serbi, Rumani, Bullgari, ose Turqi

Postuar në 19 Mars, 2019 13:59

Fabrika e kompanisë Volkswagen që aktualisht operon në Ukrainë mund të zhvendoset në Serbi. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe që citojnë importuesin e Skodës, Milenko Kostiç  sipas të cilit një ndër arsyet pse kompania gjermane mendon të largohet nga Ukraina është mospërmbushja e objektivave të paravendosur.

Kostiç deklaron se është kontaktuar nga ekipi i menaxhimit nga Skoda dhe Volkswagen të cilët i kanë kërkuar një vlerësim për klimën e biznesit në Serbi.

SHBA, dakord edhe me shkëmbimin e kufijve, por jo me çdo marrëveshje Serbi-Kosovë

Postuar në 15 Janar, 2019 14:29

Një ditë pasi Klan Kosova publikoi lajmin se Departamenti i Shtetit ka bërë presion pranë qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën 100%, gazeta “Koha Ditore", cituar nga agjencia serbe "B92", përcjell një tjetër informacion. Duke cituar zyrtar amerikan, gazeta përcjell qëndrimet e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilave amerikanët mbështesin një marrëveshje që do të sigurojë njohjen reciproke përfshirë eventualitetin e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimin e territoreve.

Protesta në Serbi: Vuçiç hajdut!

Postuar në 29 Dhjetor, 2018 22:35

MIjëra qytetarë serbë janë derdhur sërish në protest kundër qeverisë dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ata kërkojnë lirinë e shtypit, fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve të opozitës. Thirrja që ka dominuar protestën është ajo që duket se bashkon të gjithë rajonin kundër establishmentit politik: Vuçiç hajduti!

Ngrihen edhe serbët, protestë masive kundër Vuçiç

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 10:47

Në sheshin që shënoi fundin e Sllobodan Millosheviçit, opozita serbe u mblodh të shtunën në një protestë masive kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. E majta dhe nacionalistët, u bënë bashkë në një koalicion të quajtur “Lidhja për Serbinë”, duke akuzuar presidentin për tradhëti kombëtare dhe korrupsion.

Mbi 10 mijë persona marshuan drejt televizionit publik pasi opozita censurohet nga televizioni publik. Një pjesë e mediave nuk e raportuan protestën e opozitës serbe, por për protestat në Francë.

Organizatat e shoqërisë civile në Serbi e Kosovë, letër Mogherinit: Jo shkëmbimit të territoreve

Postuar në 07 Gusht, 2018 14:47

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi i kanë dërguar përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, një letër, me anë të së cilës i kërkojnë të bëjë publik një qëndrim të qartë në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike. Në letrën që mban firmën e 37 organizatave të shoqërisë civile, serbe dhe kosovare, thuhet se vënia në zbatim e një ideje të tillë do të prodhonte një reaksion zinxhir te shtetet e tjera të Ballkanit, çka do të çonte në konflikte të reja.

Leksion nga serbët si protestohet (Video)

Postuar në 13 Qershor, 2018 09:26

Serbët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për çmimin e lartë të naftës dhe benzinës.  Në shenjë proteste ata fikën për më shumë se 1 orë makinat në mes të rrugës dhe në pikun e trafikut. Drejtuesit e automjeteve iu përgjigjën një thirrje që u organizua përmes mediave sociale, si në kryeqytet, në Beograd ashtu dhe në qytete të tjera të vendit..

Reagime ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Serbi

Postuar në 06 Nëntor, 2017 10:51

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Chepurin ka provokuar reagime në Serbi pas deklaratës së tij për median ruse “Sputnik” se vizitës së zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Yee, iu kushtua shumë vëmendje. Një akademik serb, Dusan Teodoroviç, ish-anëtar i lëvizjes opozitare “Mjaft është Mjaft” dhe një nga themeluesit e lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, ka reaguar duke i kujtuar Chepurin se nuk ka pse ta ndihmojë më Serbinë. Po kështu thirrja i ka shkuar edhe Qendrës Humanitare në Nish, për të ciln Teodoroviç shprehet se nuk duhet të vijojn më me qëndrimin në Serbi.

Ofensiva ekonomike e Erdogan në Serbi

Postuar në 10 Tetor, 2017 00:55

Erdogan i shoqëruar nga 187 biznesmenë turq po zhvillon një vizitë dy ditore në Serbi. Për analistët kjo është më shumë se një vizitë ekonomike, pasi Ankaraja po kërkon të shtrijë ndikimin ekonomik dhe  politik në oborrin e BE.

Sipas burimeve zyrtare, çështjet që do të dominojnë bisedimet e Erdogan me homologun e tij të Serbisë Alekdandër Vuçiç do të jenë të natyrës ekonomike me theks të veçantë në forcimin e investimeve turke në Serbi dhe rritjen e tregtisë.

Trump mund të vizitojë Serbinë

Postuar në 24 Shtator, 2017 11:18

Mediat serbe njoftuan së fundmi se presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Serbinë. Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, u tha mediave se Trump e kishte pranuar ftesën e bërë dhe me gjasë një vizitë do të kryhet. Të njëjtat lajme kanë përcjellë edhe media të ndryshme greke, sipas të cilave zv.presidenti Mike Pence ka përcjellë për zyrtarët grekë premtimin se Trump do të vizitojë edhe Greqinë.

Kur e keqja më e vogël për serbët është Haradinaj

Postuar në 13 Shtator, 2017 13:10

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar para serbëve arsyet pse këshilloi Listën Serbe t’i bashkohet qeverisë së Ramush Haradinajt. Në një konferencë për shtyp edhe pse e quajti Haradinajn kriminel ai la të kuptohet se për serbët ish-komandanti i UÇK-së është e keqja më e vogël në kushtet e një opozite si Vetvendosja që kërkon bashkim me Shqipërinë.

Pages

Subscribe to RSS - serbi