semundja

Gjashtë muaj me Covid

Postuar në 02 Shtator, 2020 16:54

Monique Jackson beson se u infektua me Covid-19 në fillim të pandemisë dhe gati gjashtë muaj më vonë ajo nuk ndihet ende mirë. Ajo është vetëm njëra nga mijëra pacientët që e kanë kaluar virusin dhe ende vuajnë pasojat e asaj që është emërtuar “Covid-i bishtgjatë”, që po studiohet në mënyrë të veçantë nga mjekët në të gjithë botën. Monique po lufton me koronavirusin për javën e 24-të me radhë. E konfimuar në mars me këtë infeksion, ajo ende po përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh me trupin e saj.  

Refleksione mbi sëmundjen*

Postuar në 28 Mars, 2020 17:37

 

Reflektimet që pasojnë këtu nuk kanë të bëjnë me epideminë, por me atë që mund të kuptojmë nga reagimi i njerëzve ndaj saj. Bëhet fjalë pra, për të reflektuar mbi lehtësinë me të cilën një shoqëri e tërë pranoi të ndjehet e infektuar/ndotur, të izolohet në shtëpi dhe të ndërpresë kushtet e saj normale të jetës, raportet e punës, të miqësisë, dashurisë e deri edhe bindjet e veta religjoze dhe politike.

Kë do besonte më shumë një qytetar: Liderin e Ballkanit, apo "Të Sëmurin" e Ballkanit?

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:37

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka pranuar në një konferencë për shtyp se ai është një njeri me probleme kronike shëndeti.

Jam një njeri i sëmurë në mënyrë kronike. Këto janë probleme të miat personale. Nuk jam një njeri me shëndetin më të mirë, por sat ë kem energji do luftoj. Nuk dua të hyj në hollësi…

ka thënë Vuçiç.

100 mijë diabetikë në Shqipëri. 5 mijë të diagnostikuar çdo vit

Postuar në 11 Nëntor, 2017 16:14

Nëse do të pranojmë shifrën 2.8 milionë për prezencën e përhershme të banorëve në territorin e Shqipërisë, atëher diçka më pak se 4% e tyre janë të prekur nga diabeti. Vizion Plus raporton sot mbi përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje degjenerative e cila është shumë komplekse dhe që të komplikon jetën. 5 mijë është numri i të diagnostikuarve me diabet për çdo vit dhe sipas mjekut endokrinolog, Florian Tori, jemi në një prirje për epidemie. Sëmundja në fjalë e ndikon shumë cilësinë e jetës së pacientit, por ajo ka edhe pasoja sociale.

Shfaqet tuberkulozi në Durrës

Postuar në 23 Qershor, 2017 20:22

8 qytetarë në 6 muaj. Bëhet fjalë për shfaqjen e tuberkulozit në Durrës, që ka prekur ndër të tjerë edhe dy punonjëse të spitalit rajonal të qytetit. Sipas deklarimeve nga spitali infeksioni ka ardhur nga burime jashtë spitalit ndërkohë që një muaj më parë një banore, pjesë e komunitetit rom vdiq pasi nuk mori mjekim. 

Ndahet nga jeta Gilman Bakalli

Postuar në 08 Tetor, 2016 20:53

Është ndarë nga jeta Gilman Bakalli, ish- deputet i Partisë Demokratike dhe profesor në Universitetin Europian të Tiranës. Bakalli u shkollua për gjermanistikë dhe ishte pjesë e publicistikës shqiptare. Raportohet se ai është prekur nga leuçemia akute, që e ka çuar drejt vdekjes pa i lënë kohë të trajtohet. Bakalli vdiq 49 vjeç.

Ndërron jetë Imzot Rrok Mirdita

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 20:55

Ka ndërruar jetë sot në moshën 76 vjeçaare, Imzot Rrok Mirdita, drejtues i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë prej disa vitesh. Rrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më 28 shtator 1939. Shkollën fillore dhe të mesme e ka ndjekur në vendlindje. Ka kryer Liceun Klasik dhe studimet filozofike dhe teologjike në Zagreb. Ai u vendos në krye të kishës katolike shqiptare në fillim të viteve 1990 pas shumë vite shërbimi në SHBA pranë bashkësive shqiptare. 

Kanceri: a duhet të hamë më sallam?

Postuar në 04 Nëntor, 2015 14:01

Zemërim në mediat sociale, tituj bombastikë në shtyp: Masa e gjerë me sa duket e ka të vështirë ta pranojë atë që shpalli Organizata Botërore e Shëndetit. Por kjo nuk i ndryshon dot faktet: kremviçet, mishi i thatë dhe produkte të tjera të mishit janë kancerogjene.

Subscribe to RSS - semundja