seanca plenare

Disa pyetje mbi projektligjin kriminal për prishjen e Teatrit Kombëtar

Postuar në 05 Korrik, 2018 12:35

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-ministër i Drejtësisë, Nasip Naço, ka folur sot në seancën plenare në Parlasment për projektligjin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Naço i është përmbajtur kritikës juridike të projektit që I hap rrugë tjetërsimit në një zonë ku po shuhet memoria e një qyteti.

Më poshtë pyetjet e Naços:

Tensionim paralel me afrimin e datës për miratimin e reformës në Drejtësi

Postuar në 25 Shkurt, 2016 16:03

Ka qenë një ditë e tensionuar ajo e sotmja në Kuvend, provokuar kryesisht nga protesta e opozitës për amendimet në ligjin për dekriminalizmin. Një ditë më parë, PD-ja propozoi disa ndryshime nisur nga vendimi i Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë për deputetin Armando Prenga, i cili në mbrëmje deklaroi “vetëpezullimin”. Por sot Prenga është rishfaqur dhe ka votuar dy dekretet e Presidentit për emërmin e Arben Ahmetajt dhe Milva Ikonomit në detyrat e ministrit të Financave dhe atij të Ekonomisë.

Po del shkurti/Basha bën gazetarin me tituj sensacionalë: “Do përballemi në Kuvend...me emërimin e Arben Ahmetajt”. Kush është rekruti i së enjtes?

Postuar në 17 Shkurt, 2016 15:27

Lulzim Basha, që ka dy vjet në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, ka folur sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar për ndryshimet e fundit në qeveri. Opozita parlamentare, është ndër të tjera edhe një mundësi transparence, informimi e publikut, pasi me statusin dhe të drejtat që ka, ajo ka mundësi të informohet mbi disa zhvillime, për të cilat opinioni nuk mundet dhe detyrohet mandej t’u besojë spekulimeve mediatike, apo lajmeve gazetareske, që jo rrallë çalojnë.

Subscribe to RSS - seanca plenare