sander lleshaj

Duhet bërë diçka për Policinë e "Shtetit"

Postuar në 04 Shkurt, 2019 14:10

Rasti i përdhunimit në Kavajë i shtohet listës së gjatë të ngjarjeve që në vend se të tërhiqnin vëmendje për problemet sociale që përfaqësojnë, del në sipërfaqe si ilustrim i keqfunksionimit të Policisë së Shtetit.

Njësoj si në rastin e para disa muajve të Xhisela Malokut edhe ky i Kavajës u raportua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Policia e Shtetit nuk ka përcjellë asnjë komunikatë për të duke tradhëtuar rëndë uniformën dhe misionin që pretendon se përfaqëson.

Kush do ta mësojë të flasë ministrin e Brendshëm?

Postuar në 15 Janar, 2019 13:59

Sot ministri I Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar në konferencën për shtyp se dorëzimi i Balilit u negociua dhe se në këmbim të këtij akti atij iu premtua një proces i ndershëm gjyqësor. Ndoshta ministri ka qenë më i sinqertë nga ç’duhet, por pyetja që lind këtu është: si mund të garantojë ekzekutivi një proces të ndershëm gjyqësor? Si mund ta bëjë një gjë të tillë qeveria, sidomos kur ajo është vetë protagoniste e akuzave për sistemin gjyqësor?

Rrokullima është afër kur qeveris me "forma edukimi"

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 15:33

Ministri i ri i Brendshëm duket se udhëhiqet nga realitete të polarizuara. Sipas tij edhe në një debat qesharak si ky për ndalimin e lëndëve piroteknike, mes të cilëve edhe fishekzjarri, ndarja qëndron mes atyre që janë për festime normale dhe të tjerëve që sipas Sandër Lleshajt janë “idhtarë të eksplozivëve”.

Pages

Subscribe to RSS - sander lleshaj