salla

Salla e koncerteve, 2 mln € i paguan qeveria

Postuar në 15 Shkurt, 2021 18:46

Për implementimin e projektit të sallës së madhe të koncerteve në Universitetin e Arteve, sipas marrëveshjes së nënshkruar këtë të hënë mes Ministrisë së Kulturës dhe TAP, qeverisë shqiptare do t’i duhet të paguajë 2 milionë euro. Kësaj marrëveshjeje 7 muaj më parë i parapriu një tjetër që përfshinte edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për zhvillim, ku nënshkruhej se vetëm studimi i fizibilitetit të sallës, kërkonte 150 mijë euro. E njëjta kosto siç bën me dije përfaqësuesi i TAP është dashur edhe për hartimin e projektit. 

Subscribe to RSS - salla