rusia

Sulmi kryesor mbi Kiev, pas rrethimit. Raporti: Ushtria ruse po performon keq në Ukrainë

Postuar në 04 Mars, 2022 14:44

Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar dje një material të përditësuar për zhvillimet ushtarake në Ukrainë. Në përmbledhjen e bërë vihet në dukje fakti se trupat ruse kanë vijuar për të disatën ditë përpjekjet e pasuksesshme për të rrethuar kryeqytetin Kiev dhe kapjen e Kharkivit. Një ndër arsyet e kësaj vonese është edhe zgjidhja taktike që po zbatohet:

Rusia: Mercenarët e huaj në Ukrainë nuk do të trajtohen si robër lufte

Postuar në 04 Mars, 2022 00:18

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka deklaruar se Rusia nuk do të njohë për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainës, statusin e robërve të luftës.

Askush prej mercenarëve që Perëndimi dërgon në Ukrainë të luftojnë për regjimin nacionalist në Kiev, nuk do të konsiderohet si luftëtar në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar as të gëzojë statusin e robit të luftës

tha ai.  

Leksione ukrainase

Postuar në 03 Mars, 2022 18:26

 

Lavrov: SHBA kërkon ta dominojë Europën si dikur Napoleoni dhe Hitleri

Postuar në 03 Mars, 2022 10:42

Dëshirë e Amerikës për të dominuar Europën, si dikur Napoleoni apo Hitleri. Kështu e quajti ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, qasjen e SHBA-ve në raport me kontinentin e vjetër dhe me Rusinë.  Në një konferencë shtypi me gazetarë të huaj, Lavrov fajësoi Perëndimin për luftën në Ukrainë, duke shtuar se SHBA dëshiron të dominojë Evropën, si Napoleoni dhe Hitleri.

Rusia "publikon" buletinin e parë: 498 ushtarë të vrarë, 1570 të plagosur në Ukrainë

Postuar në 03 Mars, 2022 02:11

Dje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, deklaroi se deri më tani janë vrarë 6000 ushtarë rus në luftime. Gazeta italiane “Corriere della Sera” fliste për 10 mijë ushtarë rus të vrarë, diçka që jep idenë e një situate alarmante.

"Çelësi" kinez që shpëton Rusinë nga sanksionet

Postuar në 02 Mars, 2022 18:19

Banka qendrore e Rusisë dhe fondi sovran zotërojnë rreth 140 miliardë dollarë në obligacione kineze. Shifra del nga një raport i  Grupit Bankar të Australisë dhe Zelandës së Re, ose ANZ, të cilit i referohet Bloomberg.

Analistët e shohin këtë fond si një “airbag” që mund të përdoret për të zbutur goditjen nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

T'i vësh sanksione edhe letërsisë ruse

Postuar në 02 Mars, 2022 17:54

Në valën e sanksioneve kundër Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, një universitet mori një vendim që shkaktoi jo pak habi dhe reagime. Universiteti Bicocca në Milano vendosi heqjen e leksioneve për veprën e shkrimtarit rus Fjodor Dostojevski. Kjo hapi menjëherë një debat të madh, në të cilin u përfshinë figura të politikës dhe personalitete të njohura të kulturës.

Zërin e ngriti i pari profesor Paolo Nori, i cili është lektor në kursin e Dostojevskit. Ai njoftoi sot se kursi anulohet për shkak të detyrimit nga universiteti, një vendim që ai e quajti censurë qesharake.

Lufta në Europë quhet NATO

Postuar në 02 Mars, 2022 15:03

 

Rusia: Hakerimi i satelitëve do të konsiderohet shkak për luftë

Postuar në 02 Mars, 2022 14:57

Çdo tentativë për të hakeruar satelitët e saj, Rusia do ta shohë si justifikim për luftë. Paralajmërimi vjen nga kreu i agjencisë hapësinore ruse. Kreu i Roscosmos, Dmitry Rogozin, mohoi raportet e mediave se qendrat ruse të kontrollit satelitor tashmë janë hakuar në mes të pushtimit të Ukrainës nga Moska, ndërsa paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për ta bërë këtë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Kostot e sanksioneve për aviacionin europian

Postuar në 02 Mars, 2022 10:36

Aviacioni ishte ndër objektivat e parë të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Brukseli filloi relativisht butë, duke ndaluar shitjen e avionëve dhe pjesëve për kompanitë ruse në paketën e parë të masave të miratuara javën e kaluar, por ashpërsia u rrit me intensifikimin e sulmeve në Ukrainë. Deri të dielën, të gjithë avionët rusë - komercial dhe privat - u ndaluan të hyjnë në hapësirën ajrore të BE-së.

Në kundërpërgjigje, Rusia ndaloi linjat ajrore të BE-së - si dhe ato nga çdo vend tjetër me masa të ngjashme - nga qielli i saj.

Pages

Subscribe to RSS - rusia