ruset

Trump shkarkon drejtorin e FBI-së, James Comey

Postuar në 10 Maj, 2017 00:16

Nuk kalon dot java pa një lajm nga Donald Trump. Mediat kryesore amerikane bëjën të ditur se presidenti i SHBA ka shkarkuar nga detyra kreun e Byrosë Federale të Hetimit(FBI), James Comey. Në një njoftim për shtyp, Shtëpia e Bardhë sqaron se vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të qarta si të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, ashtu edhe zëvendësit të tij, Rod Rosenstein.

Raporti konfidencial për Trump – dyshime për lajme të rreme

Postuar në 11 Janar, 2017 08:37

Fake News – kështu i ka komentuar presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump raportimet e fundit që kanë dalë përmes CNN e që ndërtojnë një skenar për kapjen e tij nga rusët. Mediat kanë hedhur në qarkullim një raport prej 35 faqesh, i cilësuar sensitiv ku referohen burime nga shërbimet ruse që flasin për një përpunim në 5 vite të Trump, për aktivitete të sikletshme në sferën private, por edhe për favorizime të mëdha në biznes. Ndonëse u deklarua se FBI-ja po heton, keu i Byrosë, James Comey, nuk ka pranuar të bëjë publike ndonjë gjë.

Siria, tokë e djegur/Pas fushatës ruse në Halep, vjen kundërpërgjigja e rebelëve të “moderuar” që mbështeten nga SHBA

Postuar në 02 Tetor, 2016 23:21

Halepi është në momentet e fundit të kapjes nga ushtria siriane që po përparon nën rrebeshin ndihmues të sulmeve ajrore ruse. Dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, grupet rebele të mbështetura nga SHBA janë shfaqur me armatim të ri. Në video, realizuar këtë të shtunë, shfaqen pjesëtarë të grupit Ahrar al-Sham, që quhen të moderuar por që Damasku zyrtar i cilëson si lidhje të Al Qaedas dhe ISIS duke bombarduar me raketat BM-21 Grad qytetin e Hama. Armët në fjalë kanë pasaktësi të madhe dhe kjo është provuar në Gaza.

Kreu i forcave amerikane në Siri paralajmëron rusët dhe Assad: Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo goditjeje

Postuar në 21 Gusht, 2016 19:36

Incidentet dhe goditjet ndaj trupave apo mjeteve amerikane që operojnë në Siri do të marrim kundërpërgjigje direkte. Kreu i ri trupave amerikane në Siri, gjenerali Stephen Townsend i tha në një intervistë telefonike CNN, se çdo përpjekje e re për të goditur apo provokuar nga forcat ruse apo të qeverisë siriane, do të marrin përgjigje.

“Kemi informuar rusët se ku ndodhemi...ata na thonë se kanë informuar sirianët dhe unë do të doja të thosha se do të mbrohemi nëse ndjehemi të kërcënuar”, tha Townsend.

Incident mes rusëve dhe amerikanëve në Siri

Postuar në 22 Korrik, 2016 16:28

Përplasja mes amerikanëve dhe rusëve në Siri ka patur edhe momente të nxehta siç është bombardimi nga avionët rusë i një baze sekrete të CIA-s dhe britanikëve. Lajmi është publikuar nga “Wall Street Journal” dhe sipas saj kjo goditje synonte të presonte mbi Shtëpinë e Bardhë në funksion të një marrëveshjeje për sulmet ajore në Siri. CIA dhe Pentagoni e kanë kundërshtuar këtë gjë, por Shtëpia e Bardhë ka vijuar përpara me rënien dakord me Moskën, duke arritur një marrëveshje për sulme ndaj Al Qaedas dhe Al Nusras, ndonëse ka disa pika për t’u plotësuar.

Bukuria e femrës ruse, një magnet i hershëm

Postuar në 19 Qershor, 2016 14:37

Disa nudo, përzgjedhur nga "Russia Beyond the Headlines" paraqesin joshjen e piktorëve nga bukuria fizike e femrës ruse, që është po kaq e vlerësuar edhe sot.

Më shumë se gjysma e rusëve duan rikthimin e Bashkimit Sovjetik

Postuar në 20 Prill, 2016 12:25

Më shumë se gjysma e rusëve do të dëshironin një rikthim të Bashkimit Sovjetik. Ndonëse të ndërgjegjshëm se ky është një skenar pak realist, shumica e rusëve mendojnë se Federata e Republikave Ruse do të ishte me ndikim pozitv për Rusinë.

Një kishë në Antarktidë

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 00:38

Rusët kanë ndërtuar në vitin 1990 një Kishë Ortodokse në një bazë në Antarktidë. Një kishë që mund të mbajë deri në 30 vizitorë dhe që shërben edhe në spanjisht, meqenëse afër bazë ka një stacion kilianësh. Kisha quhet Kisha e Shën Trinisë. 

Pages

Subscribe to RSS - ruset